137 të vdekur e mbi 5000 të plagosur,por bilanci i viktimave në Bejrut do jetë shumë më i madh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
137 të vdekur e mbi 5000 të plagosur,por bilanci i viktimave në Bejrut do jetë shumë më i madh

Numri i personave të vdekur pas shpërthimit që ka shkatërruar një pjesë të Bejrutit të martën, ka arritur në 137, teksa hetuesit janë duke kërkuar në portin e kryeqytetit të Libanit për shkakun e këtij incidenti.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në këtë shtet ka thënë se përveç të vdekurve, autoritetet kanë regjistruar edhe mbi 5,000 persona të plagosur si pasojë e shpërthimit.

Autoritetet shqetësohen se shifra finale e të vdekurve do të mund të jetë shumë më e madhe.

Zyrtarët kanë thënë se një sasi e madhe e nitratit të amonit ka nxitur incidentin, lëndë që përdoret për plehra dhe ka kapacitet shpërthyes.

Advertisement

Sipas tyre, kjo sasi është mbajtur në kushte jo të mira për kohë të gjatë.

Gjatë ditës së mërkurë, qeveria ka urdhëruar që zyrtarët e portit të vendosen në arrest shtëpiak.

Ministri i Brendshëm libanez, Mohammed Fahmi, ka thënë se në portin e këtij qyteti besohet se kanë qenë më shumë se 2,700 tonë të nitratit të amonit.

Fahmi ka thënë se kjo lëndë është ruajtur në portin e qytetit prej kur është konfiskuar nga një anije më 2014.

Advertisement

Ndërkohë kryeministri i shtetit, Hassan Diab, ka thënë se personat që janë të lidhur me këtë shkelje do të mbahen përgjegjës./R.E.L

137 të vdekur e mbi 5000 të plagosur,por bilanci i viktimave në Bejrut do jetë shumë më i madh shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy