1500 anëtarë të Hamasit gjenden të vdekur brenda Izraelit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Izraeli ka njoftuar se ka marrë nën kontroll kufirin me rripin e Gazës tre ditë pasi militantët e Hamasit thyen barrierat mbrojtëse dhe nisën sulmet vdekjeprurëse në pjesën jugore.

 

Asnjë terrorist nuk ka mundur të kalojë muret e sigurisë në 24 orët e fundit, megjithëse raportohet se disa prej tyre që hynë në ditët e kaluara ndodhen ende brenda territorit izraelit.

 

Advertisement

Tel Avivi ka injoruar thirrjet që Hamasi bëri një natë më parë për tu ulur në bisedime dhe ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Gazës. Vetëm gjatë natës janë goditur mbi 200 objektiva. Mes tyre një depo armësh brenda një xhamie dhe një apartament i përdorur nga forcat e Hamasit.

 

Numri i viktimave të konfliktit i ka kaluar 1600 nga të dyja palët. Mbi 900 persona kanë humbur jetën në Izrael dhe mbi 700 palestinezë në rripin e Gazës. Ndërkohë një nënkolonel i ushtrisë izraelite ka barë të ditur se 1500 trupa të tjerë të terroristëve të Hamasit janë gjetur sot brenda territorit izraelit.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, prej katër ditësh Hamasi vijon të mbajë peng mbi 150 izraelitë që kapi në nisje të konfliktit. Mendohet se pengjet do të përdoren nga grupi i armatosur në negociata për të liruar palestinezët e burgosur në Izrael.

 

Ushtria izraelite ka bërë gati infrastrukturën për një sulm të ri. Në afërsi të kufirit me gazën janë vendosur mijëra forca tokësore të ndarë në 35 batalione.

 

Advertisement

Izraeli pritet të nisë një operacion të madh tokësor në Gaza, në përgjigje të sulmeve vdekjeprurëse të së shtunës. Po ashtu qindra izraelitë që jetojnë në vende të ndryshme të Europës po kthehen në vend për të shërbyer si rezervistë ushtarakë në luftë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy