Tronditëse: Binjakët gjenden të vdekur brenda makinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tronditëse: Binjakët gjenden të vdekur brenda makinës

Dy djem binjakë janë gjetur të vdekur brenda një makine pranë një çerdheje. Ngjarja tragjike ka ndodhur në kontenë e Richland në Karolinën e Jugut, SHBA.

Oficerët kanë vrapuar menjëherë për në vendngjarje pasi kanë marrë raportime se dy foshnje ishin pa ndjenja brenda mjetit.

Të vegjlit u shpallën të vdekur nga infermierët e urgjencës. Pas njoftimit të tragjedisë, jashtë shiritit rrethues të policisë, janë dëgjuar të qara dhe ulërima.

Nuk dihet nëse çerdhja është e përfshirë në të dhe as mosha ekzakte e fëmijëve. Policia po heton ende për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy