Të shtëna brenda një kazinoje në SHBA, 3 të vdekur dhe 1 i plagosur rëndë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të shtëna brenda një kazinoje në SHBA, 3 të vdekur dhe 1 i plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Kazino Oneida pranë Green Bay, Wisconsin, SHBA.

 

Tre persona janë vrarë, duke përfshirë edhe agresorin që ka qëlluar me armë zjarri,  ndërsa një i katërt është në gjendje kritike për jetën.

 

Advertisement

Togeri Kevin Pawlak deklaroi se policia hapi zjarr dhe qëlloi ndaj personit të armatosur, për të cilin hetuesit dyshojnë se ishte në një marrëdhënie me një punonjëse në restorantin Duck Creek.

 

“Duket se është një ngjarje e mirëmenduar,  jo të shtëna të rastësishme, kështu që nuk ka asnjë kërcënim për komunitetin”, shtoi Pawlak.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy