![177 orë pas tërmetit, shpëtohet një 26-vjeçare në Turqi](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/02/thumbs_b_c_dd1c62b3664bf5bf3f5b9e22015dcd0d-711x400.jpg)
Është shpëtuar nga rrënojat në rajonin e Antakyas, në qytetin Hatay, 26-vjeçarja Derya Akdogan, 177 orë pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaras.
Në qytetin Hatay vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve që prekën 10 qytete në rajonet e Mesdheut Juglindor dhe Anadollin Lindor.
Advertisement
Ekipet kanë kryer punimet e kërkim-shpëtimit në ndërtesën Korkmaz në rrugën “Mimar Sinan” të lagjes Cebrail në rajonin qendror Antakya.
Advertisement
Ekipet intensifikuan punimet e tyre pas dëgjimit të zërit nga rrënojat.
Advertisement
Si rezultat i punimeve 26-vjeçarja Derya Akdogan u nxor nga rrënojat 177 orë pas tërmetit dhe më pas u dërgua në spital.