20 ditë luftë në Ukrainë, Pentagoni: Asnjë avancim domethënës nga rusët Përditësuar më: 15/3/2022, ora 20:23

Pinterest LinkedIn Tumblr +
20 ditë luftë në Ukrainë, Pentagoni: Asnjë avancim domethënës nga rusët Përditësuar më: 15/3/2022, ora 20:23

Pentagoni bën me dije se trupat ruse kanë bërë shumë pak përparim në terren në Ukrainë, 20 ditë që nga fillimi i pushtimit të tyre, por disa qytete të mëdha po vuajnë bombardime të rënda.

Sipas zyrtarit të lartë amerikan, autokolona gjigante ruse vijon të mbetet rreth 20 km larg Kievit, kjo për shkak të dëmtimit të infrastrukturës.

Rusët vazhdojnë të përballen me rezistencë të ashpër në përpjekjen e tyre për të marrë Kharkivin – qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe Mykolaiv, një qytet jugor pranë Detit të Zi.

Zyrtari i mbrojtjes vëren se si rusët ashtu edhe ukrainasit kanë përdorur rreth 90% të fuqisë së tyre luftarake.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy