20 emigrantë gjenden të vdekur në brigjet e Tunizisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
20 emigrantë gjenden të vdekur në brigjet e Tunizisë

Autoritetet e Tunizisë kanë thënë se 20 migrantë janë gjetur të vdekur më 24 dhjetor, pasi anija me të cilën po tentonin të dilnin në Evropë, është përmbytur në Mesdhe.

Pesë persona të mbijetuar janë shpëtuar dhe autoritetet janë duke bërë kërkime për 20 tjerë, që besohet se janë të zhdukur.

Një zëdhënës i rojes bregdetare ka thënë se shumica e viktimave janë nga Afrika sub-Sahariane.

“Sipas të mbijetuarve, anija ka qenë duke bartur 40 apo 50 persona që ishin nisur drejt Italisë”, ka thënë një zyrtar.

Advertisement

Zona bregdetare afër portit të qytetit Sfax në Tunizi është kthyer në pikë të nisjes së njerëzve, të cilët ikin nga konflikti dhe varfëria e vendeve të Afrikës dhe Lindjes së Mesme, në kërkim të një jete më të mirë në Evropë.

Të paktën 12,000 migrantë kanë shkuar me anije nga Tunizia në Itali këtë vit, sipas organizatës joqeveritare, Forumi Tunizian për ekonomi dhe të drejta shoqërore./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy