28 mijë gra arabe aplikojnë për 30 vende pune si makiniste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
28 mijë gra arabe aplikojnë për 30 vende pune si makiniste

Një kompani hekurudhore që kërkon të rekrutojë 30 femra makiniste treni në Arabinë Saudite, ka deklaruar se ka marrë 28 000 aplikime.

Kandidatet e suksesshme do të ngasin trenat me shpejtësi të lartë ndërmjet qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medinës pas një viti trajnimi.

Është hera e parë që role të tilla reklamohen për gratë në mbretërinë konservatore myslimane.

Për dekada, Arabia Saudite kishte një nga përqindjet më të ulëta të pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore në botë.

Advertisement

Por vitet e fundit, qeveria ka bërë përpjekje për të rritur numrin e grave në punë, si pjesë e planit të princit të kurorës Mohammed bin Salman për të diversifikuar ekonominë e varur nga nafta.

Ajo ka nxitur gjithashtu një sërë reformash sociale, përfshirë përfundimin e ndalimit të drejtimit të makinave të grave dhe lehtësimin e ligjeve të kujdestarisë mashkullore për t’i lejuar gratë të udhëtojnë lirshëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy