Nokia planifikon t’i shkurtojë deri në 10 mijë vende pune

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Grupi finlandez i telekomunikacionit, Nokia planifikon të zvogëlojë numrin e punëtorëve në dy vitet e fundit për të kursyer para për të investuar në rrjetin 5G.

Kompania në një deklaratë të martën ka thënë se do të zvogëlojë 5 mijë deri në 10 mijë vende të punës në 18 deri në 24 muaj.

“Kjo pritet t’i lirojë shpenzimet e kompanisë përreth 600 milionë euro deri në fund të vitit 2023. Këto kursime do të rritin investimin në kërkime dhe zhvillim”, thuhet në deklaratë.

Ristrukturimi pritet të kushtojë rreth 600 milionë euro, derisa gjysma e tyre pritet këtë vit.

Advertisement

Një zëdhënës i kompanisë i tha CNN Business se ka në plan të vazhdojë rekrutimin në 5G, me një fokus të veçantë në tregun e saj të brendshëm. “Në Finlandë, ne kemi punësuar më shumë njerëz sesa kemi zvogëluar gjatë dy viteve të fundit dhe ne presim që ndikimi i këtyre ndryshimeve të planifikuara të shpallura sot të jetë pozitiv,” tha zëdhënësi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy