“30 mijë paund kush tregon …”, banda shqiptare josh qytetarët me shuma parash për të spiunuar kundërshtarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“30 mijë paund kush tregon …”, banda shqiptare josh qytetarët me shuma parash për të spiunuar kundërshtarët

Bandat e drogës në Britani po përdorim rrjetet sociale për të gjetur bandat rivale që ju vjedhin drogën.

Mediat britanike raportojnë se një bandë ofron në TikTok deri në 30 mijë euro për këdo që jep informacion se kush ju ka vjedhur “mallin”.

Sipas “The Sun” banda e cila ka bërë njoftimin në rrjet është shqiptare, ndërsa bashkë me shpërblimin ka dhënë dhe detaje, duke nxjerrë një video që tregon momentin që hajdutët ju bastisin “fabrikën e drogës”.

Në postimin në shqip thuhet: “kushdo që ka informacion mund të na kontaktojë.

Advertisement

“Ne nuk do t’i bëjmë asgjë atyre. Vetëm të dimë se kush i ka urdhëruar të na vjedhin punën”, thuhet në njoftimin, i cili ofron edhe një shpërblim 30 mijë £.

Gjithashtu raportohet se banda shqiptare është mjaft e dhunshme, ndërsa janë publikuar edhe video dhe foto që tregojnë se si janë rrahur kundërshtarët e tyre.

Një burim tha: “Gangsterët shqiptarë njihen për rrëmbimin e rivalëve që i vjedhin”.

“Është një taktikë e zakonshme që ata përdorin herë pas here – por ofrimi i shpërblimeve për informacion është e re dhe duhet të nënkuptojë se ata janë të dëshpëruar për të mbajtur kontrollin e biznesit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy