379 raste të reja dhe 9 viktima sot në Itali/ Ministria e Shëndetësisë: Ka sinjale shqetësuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
379 raste të reja dhe 9 viktima sot në Itali/ Ministria e Shëndetësisë: Ka sinjale shqetësuese

Mbetet e qëndrueshme dhe pa luhatje të mëdha kurba e Covid-19 në Itali.

Në 24 orët e fundit janë zbuluar 379 raste të reja me koronavirus, thuajse e njëjta shifër sikurse edhe të enjten ( 386 raste të reja).

Veneto me 117 raste dhe Lombardia me 77 janë rajonet me më shumë të infektuar të rinj.

Totali I personave të infektuar në këtë vend që nga nisja e pandëmisë shkon në 247 mijë e 537.

Advertisement

Ndërkohë numri I viktimave ditore ka pësuar rritje në Itali.

Ndryshe nga buletini I ditës së enjte ku pati 3 të vdekur, këtë të premte kanë humbur 9 persona nga Covid -19.

Në total numri I viktimave ka shkuar në 35 mijë e 141.

Të dhënat më negative të kësaj të premteje vijnë nga shifrat ë shëruarve në harkun kohor të 24 orëve.

Advertisement

765 persona ishin shëruar ditën e enjte ndërsa këtë të premte janë shëruar vetëm 178 pacientë nga Covid-19.

MInistria e Shendetesise beri te ditur se rastet e infeksioneve gjate diteve te fundit po vijne duke u rritur.

“Ka sinjale qe konfirmojne se duhet te bejme kujdes maksimal”, beri te ditur Ministria e Shendetesise ne Itali.

379 raste të reja dhe 9 viktima sot në Itali/ Ministria e Shëndetësisë: Ka sinjale shqetësuese shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy