4 shqiptarë të zhdukur në Greqi/ Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor arrin në 47

Pinterest LinkedIn Tumblr +
4 shqiptarë të zhdukur në Greqi/ Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor arrin në 47

Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik në tempi të Greqisë, ku dy trena u përplasën me njëri tjetrin. Të paktën 47 persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e goditjes së fortë dhe zjarrit, që u shkaktua teksa trupat e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për 19 pasagjerë të tjerë, që janë raportuar si të zhdukur, mes tyre dhe 4 shqiptar.

 

Për shkak të zjarrit masiv që u shkaktua, autoritetet po hasin vështirësi për identifikimin e viktimave, që besohet të jenë të grupmoshës nga 20 deri në 30 vjeç.

 

Advertisement

Sipas informacioneve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës ndodhen 37 trupa dhe 17 çanta me trupa të copëtuar të pasagjerëve, për të cilët po ndiqet procesi i identifikimit. 53 persona kanë dhënë mostra të ADN-së, për analiza qe do të zgjasin disa ditë.

 

Në spital aktualisht po marrin trajtim 66 pasagjerë, 6 prej tyre vazhdojnë të jenë nën kujdes intensiv.

 

Advertisement

Ngjarja tragjike ndodhi në Tempi, pranë qytetit të Larisës, teksa treni i pasagjerëve po dilte nga një nënkalim në autostradë. Treni po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut dhe në të ishin shumë studentë, që po ktheheshin pas pushimeve. Autoritetet kanë arrestuar shefin e stacionit, si përgjegjës kryesor. 59-vjeçari, sipas mediave fqinje, ka pranuar gabimin me pasoja fatale.

 

Ndërsa një ditë më parë, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Kostas Karamanlis dha dorëheqjen.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy