Shembet çatia në Maltë, plagosen rëndë dy punëtorë shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shembet çatia në Maltë, plagosen rëndë dy punëtorë shqiptarë

Maltë – Dy punëtorë shqiptarë u plagosën rëndë kur një çati mbi të cilën po punonin u shemb dhe ata u rrëzuan nga kati i tretë.

Aksidenti u raportua në orën 8:30 në Triq Sir Luigi Preziosi.

“Times of Malta” bën me dije se dy shqiptarët po punonin në një pronë, e cila është në ndërtim e sipër.

Policia tha se shqiptarëve të moshës 26 dhe 32 vjeç iu dha ndihma e parë nga një ekip mjekësor dhe oficerë nga Departamenti i Mbrojtjes Civile.

Advertisement

Gjendja e dy punëtorëve, të cilët u dërguan me urgjencë në spitalin Mater Dei, mbetet e panjohur./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy