Shembet çatia e shkollës në Kinë/ Mbijetojnë vetë 8 nxënëse

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shembet çatia e shkollës në Kinë/ Mbijetojnë vetë 8 nxënëse

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një çatie gjimnazi në verilindje të Kinës. Mediat shkruajnë se brenda ndodhej një ekip volejbolli vajzash nga të cilat kanë mbijetuar vetëm 8.

 

Dëshmitarët u kanë thënë mediave lokale se shumica e viktimave janë fëmijë, ndonëse diçka e tillë nuk është konfirmuar nga zyrtarët.

 

Advertisement

Prindërit e shqetësuar janë parë afër një spitali në afërsi duke pritur për informacione të reja.

 

Në disa hetime preliminare është gjetur perlit, substancë e formuar nga qelqi vullkanik, i cili është shtresuar nën çati dhe ka mbledhur ujë, duke rezultuar me shembje.

 

Advertisement

Prindërit u kanë thënë zyrtarëve të shkollës se ka pasur mungesë të madhe të komunikimit përgjatë përpjekjeve për kërkim-shpëtim.

 

Incidentet me shembje ndërtesash janë të shpeshta në Kinë, dhe shpesh si shkak janë përmendur standardet e ndërtimit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy