50 vjet marrëdhënie diplomatike, Ilir Meta i dërgon letër Presidentit (Mbretëreshës) të Danimarkës: Madhëria juaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
50 vjet marrëdhënie diplomatike, Ilir Meta i dërgon letër Presidentit (Mbretëreshës) të Danimarkës: Madhëria juaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta, i ka dërguar një letër MAdhërisë së saj, Mbretëreshës së Danimarkës, Margrethe II.

Përpos urimit në këtë ditë feste, Meta i shpreh Mbretëreshës dhe gjithë popullit danez, falenderimet e thella për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë gjatë këtyre 50 viteve, si dhe shpreson që lidhjet miqësore ems dy vendeve të forcohen edhe më shumë.

Letra e plotë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Advertisement

PRESIDENTI

Tiranë

Madhëria Juaj,

Me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës, në emrin tim dhe atë të popullit shqiptar, jam i lumtur që kam mundësinë të ndaj gëzimin e festimit të këtij momenti të paharrueshëm me Madhërinë Tuaj dhe me popullin danez.

Advertisement

Ne gëzojmë sot për lidhjet miqësore të gjithëanshme dhe të vërteta që shqiptarët dhe danezët kanë zhvilluar ndër vite, teksa marrëdhënia jonë institucionale është forcuar në mënyrë të qëndrueshme për të ndarë dhe rrezatuar vlerat e përbashkëta të demokracisë, paqes dhe begatisë përmes bashkëpunimit tonë të mirë dypalësh, partneritetit të NATO-s dhe angazhimit europian.

Në këtë kontekst, Shqipëria dhe populli shqiptar mbeten thellësisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të jashtëzakomshme që Danimarka ka ofruar gjatë 30 viteve të fundit për forcimin e institucioneve demokratike, të drejtat e njeriut, lirisë së medias dhe për qeverisje të mirë në vendin tim, të cilat besoj fuqimisht se do të vazhdojnë teksa ne përparojmë në mënyrë të qëndrueshme drejt rrugës për në BE.

Gjithashtu, kam shpresa të mëdha për këtë Jubile të Artë që lidhjet tona miqësore dhe bashkëpunimi ynë i përhershëm do të lulëzojnë dhe rriten më tej në dobi të dy kombeve tona.

Duke shprehur edhe një herë urimet e mia të përzemërta për 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës, dhe duke shprehur urimet e mia më të mira për begatinë dhe mirëqenien e Madhërisë Suaj dhe Mbretërisë së Danimarkës, Ju lutemi pranoni, Madhëria Juaj, vlerësimet e mia më të larta.

Advertisement

Ilir META

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy