52-vjeçarja “ringjallet” pak sekonda para se t’i digjnin trupin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
52-vjeçarja “ringjallet” pak sekonda para se t’i digjnin trupin

Një grua që ishte shpallur e vdekur u zgjua në shtëpinë e funeralit disa momente para se të digjej trupi i saj.

Ditë më parë, më 1 shkurt, 52-vjeçarja Bujji Aamma nga Berkhampur, Indi, kishte pësuar djegie të rënda në një zjarr që shpërtheu në shtëpinë e saj.

Ajo u dërgua në Kolegjin Mjekësor dhe Spitalin MKCG për trajtim, me djegie që mbuluan gjysmën e trupit të saj. Ajo u kthye në shtëpinë e saj, por mbeti në gjendje shumë të rëndë. Për shkak të gjendjes së keqe financiare të familjes, ata nuk mundën ta transferonin në një spital tjetër për trajtim të mëtejshëm. Dhe më 12/02 ajo nuk i hapi më sytë.

I shoqi i Sibaram Palos, i sigurt se ajo kishte vdekur, nisi me organizimin e funeralit dhe vendosi që trupin e saj ta digjte.

Advertisement

K. Chiranjibi, e cila shoqëroi kufomën në makinën e funeralit, tha se gjithçka ishte gati, kur ajo hapi sytë.
Në fillim ishim të frikësuar pasi nuk kishim parë kurrë një incident të tillë, megjithëse kishim dëgjuar histori të ngjashme.

Makina e cila e mori gruan “të vdekur”, e riktheu në shtëpi të gjallë pak orë më vonë.

Kjo nuk është hera e parë që dikush zgjohet nga “vdekja” në Indi. Vitin e kaluar, në tetor, një foshnjë e porsalindur besohej të kishte vdekur. Prindërve të rinj iu dha një certifikatë vdekjeje pavarësisht se foshnja ishte ende gjallë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy