8 Marsi/ Sindikatat më të mëdha italiane paralajmërojnë grevë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
8 Marsi/ Sindikatat më të mëdha italiane paralajmërojnë grevë

Sindikatat më të mëdha në Itali kanë thirrur një grevë të përgjithshme për të premten, 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Mobilizimi i grevës do të zgjasë njëzet e katër orë dhe do të prekë sektorin publik por edhe atë privat. Ndër të tjera, punëtorët në fushën e arsimit, shëndetësisë, kërkimit shkencor dhe autostradave pritet të hyjnë në grevë. Për sa i përket transportit publik, mobilizimet do të jenë më të kufizuara, pas një vendimi përkatës të autoritetit italian që rregullon të drejtën e grevës.

Sindikatat italiane theksojnë se me grevën e përgjithshme të 8 Marsit duan të dërgojnë një mesazh të qartë kundër dhunës ndaj grave, kundër diskriminimit në vendin e punës, si dhe në favor të shëndetit publik dhe mbizotërimit të paqes në çdo zonë lufte.

Të premten, sindikatat dhe organizatat për të drejtat e grave do të organizojnë marshime në qytetet më të mëdha italiane, me të cilat do t’i thonë “jo”, të gjitha formave të dhunës patriarkale në shoqëri. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy