85-vjeçari tenton të vrasë gruan me çekiç, më pas i vë zjarrin vetes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
85-vjeçari tenton të vrasë gruan me çekiç, më pas i vë zjarrin vetes

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një i moshur 85-vjeçar ka tentuar të vrasë gruan e tij me çekiç.

 

Ngjarja ka ndodhur në Varedo, ku 79-vjeçarja u transportu në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

 

Advertisement

Pas këtij veprimi, burri tentoi të vetvritje, duke i hedhur vetes benzinë ku më pas i ka vënë flakën vetes së tij. Mediat italiane bëjnë me dije se burri vuante nga problemet e depresionit.

 

Ende nuk dihet motivi i sulmit. I transportuar me urgjencë, burri vdiq në spital në Milano, duke mos u mbijetuar plagëve të rënda që kishte marrë.

 

Advertisement

Çifti ndodhej në shtëpinë e tyre në Via Celotti, në periferi veriore të qytetit Brianza, kur pak pas drekës, pensionisti kapi një çekiç dhe goditi gruan e tij në kokë. Ndoshta një sherr, ndoshta një reagim jo i qartë i shkaktuar nga depresioni i tij për një koment banal, e shtyu të sulmonte gruan dhe duke menduar se e kishte vrarë, më pas i vuri flakën vetes, raportojnë mediat italiane./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy