Burri tenton të vrasë gruan në mes të rrugës, më pas vetëvritet/ Skena filmohet nga kalimtarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Burri tenton të vrasë gruan në mes të rrugës, më pas vetëvritet/ Skena filmohet nga kalimtarët

Pasi tentoi të vriste gruan në mes të rrugës, një burrë ka qëllua për vdekje veten e tij.

 

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, burri, i veshur me të zeza, ndjek në rrugë gruan e tij, e cila thërret për ndihmë. Një zonjë përpiqet të ndërhyjë, me qëllim shmangien e një tragjedie, por pa rezultat, sepse ai e kërcënon me armë.

 

Advertisement

Gruaja tentoi të vraponte, por burri dyshohet se e ka qëlluar në këmbë në tentativë për ta ndjekur dhe vrarë atë.

 

Sipas fqinjëve, çifti kishte tre fëmijë. Një pre tyre, djali i madh ishte në vendngjarje në momentin e krimit. Mësohet se gruaja, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spital, kishte kërkuar të divorcohej nga 40-vjeçari.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy