A do të jesh Vasil Laçi i dytë? Ilir Meta: Jam në krye të detyrës, jam kështjellë e mbrojtjes së Kushtetutës.

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A do të jesh Vasil Laçi i dytë? Ilir Meta: Jam në krye të detyrës, jam kështjellë e mbrojtjes së Kushtetutës.

Nderimi i Vasil Laçit krijoi aludime të shumta për simbolikën që zgjodhi Presidenti Ilir Meta në situatën politike ku ndodhet vendi.

Por i pyetur nëse ai do tëjetë një Vasil Laçi i dytë, u shpreh se “Nuk jam këtu për t’iu përgjigjur komenteve tuaja, mesazhet e mia ishin të qarta, në kuadër të 75-vjetorit të clirimit të atdheut, përzgjodha dy figura për të vlerësuar. Përtej cdo aspekti ideologjik, sepse i takojnë ideologjisë kombëtare dhe janë pjesë e krenarisë kombëtare,

Mujo Ulqinaku dhe Vasil Laçi, i cili i dha mesazhet e tij të qarta dhe prandaj qëndron në përjetësi.

Aludimet e tjera janë cështje e juaja, unë jam në krye të detyrës dhe kam bërë të qartë, uroj më të mirën për zhvillimet, por jo cdo gjë varet nga unë. Deri në 2022 do të jem kështjellë e mbrojtjes së Kushtetutës.

Advertisement

Kjo është një cështje e padiskutueshme“, thotë Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy