A do të ndryshojë diçka pas skandalit “Pandora Papers”?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A do të ndryshojë diçka pas skandalit “Pandora Papers”?

Nga John Steele Gordon “The Spectator”

Më 3 tetor, Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë, me seli në Uashington, publikoi ​​një sasi të madhe prej 11.9 milionë dokumentesh të dekonspiruara, që kanë të bëjnë me pasurinë e qindra udhëheqësve botërorë, zyrtarëve publikë dhe miliarderëve.

Ashtu si “Panama Papers” që u bënë publike në vitin 2016, edhe “Pandora Papers” ofron informacione të detajuara mbi pasuritë e mëdha të fshehura në kompanitë off-shore, me një shumë që shkon ndoshta deri në 32 trilionë dollarë, dhe që i ka dhënë mundësi përfituesve që të shmangin taksat, të cilat do të ishin të detyrueshme nëse pasuria do të mbahej në vendin e tyre.

Për shembull, një kompani britanike e kontrolluar nga Sheri Bler, gruaja e ish-kryeministrit Toni Bler, bleu një pronë në shumën 6.45 milionë paund (8.8 milionë dollarë) në Londër jo drejtpërdrejt, por duke blerë një kompani me seli në Ishujt Virxhin.

Advertisement

Në rast se prona do të ishte blerë drejtpërdrejt, do të paguhej një Taksë prej 312.000 paund (425.000 dollarë).

Mbreti Abdullah II i Jordanisë, zotëron prona të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara, në parajsat fiskale asete me vlerë më shumë se 100 milion dollarë, përfshirë shtëpitë në Malibu, Uashington, Londër dhe Askot.

Në biologji ekziston një parim i njohur si bashkë-evolucion. Për shembull,ndërsa speciet që bien pre e specieve të tjera evoluojnë për t’u përmirësuar në shmangien e grabitqarëve, grabitqarët evoluojnë për t’u bërë më të aftë në kapjen e tyre. Kjo ligjësi nuk ndryshon as me autoritetet tatimore dhe ato që tatohen.

Koditatimor mbi të ardhurat në SHBA ishte vetëm 11 faqe me Aktin e Tarifave të vitit Ai ishte edhe viti kur u miratua Amendamenti i 16-të i Kushtetutës, që i dha mundësi qeverisë federale të tatonte të ardhurat. Sot Kodi është 70.000 faqe.

Advertisement

Ndërsa avokatët dhe kontabilistët e taksave zbuluan shumë boshllëqe ligjore, Kongresi u angazhua për t’i kufizuar apo mbyllur ato. Por Kongresi ka ndihmuar ndërkohë edhe donatorët kryesorë politikë, duke miratuar në heshtje favore tatimore për ta.

Kodi ndryshohet qindra herë në vit, dhe nga shumica e këtyre ndryshimeve përfitojnë vetëm disa, apo edhe një kompani apo individ. Sistemi tatimor amerikan është i korruptuar në thelbin e vet.

Natyrisht, askush nuk paguan më shumë taksa se sa duhet, dhe pasi tatimet janë bërë më të larta dhe më komplekse, sidomos për ata me të ardhura të mëdha. Prandaj nxitja për të gjetur mënyra për të shmangur taksat, është bërë akoma më e fortë.

Dhe të pasurit e kanë luksin të përballojnë këshillat e avokatëve dhe kontabilistëve tatimorë, dhe mund të përdorin shumë mënyra për të mbrojtur të ardhurat dhe pasuritë. Kjo është arsyeja pse, siç tha Robert Silverman, këshilltar në organizatë bamirëse “Oxfam America”:“Pandora Papers” përbën një kujtesë të hidhur se Shtetet e Bashkuara kanë dy sisteme të veçanta tatimore, një për të pasurit dhe shumë lidhje, dhe një për të gjithë të tjerët”.

Advertisement

Nuk ka asgjë të re në lidhje me strehimin e pasurisë në parajsat fiskale. 14 ofruesit e shërbimeve të tilla, dokumentet e të cilëve u zbuluan në “Pandora Papers”, datojnë që nga viti 1961. Llogaritë bankare zvicerane janë shumë më të vjetra.

Ndërsa komunikimi jashtë shtetit është bërë shumë më i lirë dhe më i shpejtë, lehtësia e mbajtjes së aseteve në parajsat fiskale, është rritur shumë dhe po ashtu edhe përdorimi i tyre. Vende të tilla si Panamaja, Ishujt Kajman, Hong Kongu dhe Ishujt e Virxhin, kanë mësuar se mund të fitojnë tarifa të mëdha në këmbim të ruajtjes së pasurisë së shumë njerëzve.

Advertisement
Pjesa më e madhe e tyre është një veprimtari krejtësisht e ligjshme. Për disa-është e pamundur të thuhet se sa – është natyrisht evazioni fiskal. Robert F.Smith, themeluesi miliarder i “Vista Equity Partners”, u gjobit me 139 milionë dollarë tetorin e kaluar për përdorimin e llogarive bankare off-shore pse kishte strehuar të ardhurat e tij në mënyrë të paligjshme.

Por a mund të bëhet diçka për të zvogëluar aftësinë e shumë të pasurve për të shmangur taksat nëpërmjet parajsave fiskale? Duke mos i detyruar parajsat fiskale që të ndryshojnë ligjet e tyre, është e vështirë t’i nxitësh subjektet sovrane të ndryshojnë ligjet që sjellin përfitime për veten e tyre.

Por thjeshtëzimi radikal i Kodit Tatimor të Shteteve të Bashkuara, do të zbehte ndjeshëm nxitjen për të përdorur skema të ndërlikuara me synim shmangien e taksave, përfshirë llogaritë në parajsat fiskale.

Një taksë e sheshtë, do të ndihmonte shumë në eliminimin e korrupsionit që përshkon sot kodin tatimor.

Advertisement

Do të ishte shumë më e vështirë që anëtarët e Kongresit t’u bënin në heshtje dhurata donatorëve të tyre, pasi kjo gjë do të ishte shumë më e dukshme. Tek e fundit, vendi më i mirë për të fshehur një libër është një bibliotekë. Dhe Vendi më i mirë për të fshehur një shumë të madhe parash është tek 70.000 faqe prozë juridike.

Taksa e sheshtë shpesh kritikohet pse nuk është progresive, me norma më të larta për të ardhura më të larta. Por në mënyrë kundër-intuitive, taksa e sheshta është progresive në kuptimin që norma efektive e tatimit, përqindja e të ardhurave që tatohen, rritet në mënyrë të pashmangshme me rritjen e të ardhurave.

Do të jetë interesante të shihet se çfarë do të ndodhë kur dokumentet e “Pandora Papers” të shqyrtohen nga autoritetet e ndryshme tatimore dhe gazetarët. Ndoshta do të kemi skandale edhe më të mëdha. Miliarderi amerikan Robert Brokman, është tashmë nën akuzë për 39 shkelje për evazion fiskal me mbi 2 miliardë dollarë, të ardhurat e tij të strehuara në parajsat fiskale. Ai është ndër ata që kanë dokumente të dekonspiruara nga “Pandora Papers”.

Është gjithashtu e mundur që këto dokumente ta konfirmojnë edhe një herë thënien:“Kam qenë i pasur dhe i varfër. I pasur është më mirë!”.

Advertisement

https://spectatorworld.com/topic/pandora-papers-change-wealth-tax/#(CNA.al)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy