A është Omicron më ngjitës dhe shqetësues se Delta? Ja se çfarë thotë eksperti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A është Omicron më ngjitës dhe shqetësues se Delta? Ja se çfarë thotë eksperti

Nga Beth Daley, The Conversation

Varianti Omicron u raportua për herë të parë në Afrikën e Jugut më 24 nëntor 2021 dhe u cilësua si “variant shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dy ditë më vonë. Omicron ka 50 mutacione, 32 vetëm në proteinën Spike. Proteina spike, ndihmon virusin të ngjitet në qeliza në mënyrë që të mund të hyjë në organizëm.

Për krahasim, varianti delta ka nëntë mutacione. Numri më i madh i mutacioneve te Omicron mund të nënkuptojë se ai mund të jetë më i transmetueshëm dhe mund të shmangë mbrojtjen imune – një perspektivë që është shumë shqetësuese.

Pse SARS-CoV-2 pëson mutacione?

Advertisement

Ndërsa numri jashtëzakonisht i lartë i mutacioneve në variantin Omicron është befasues, shfaqja e një varianti tjetër SARS-CoV-2 nuk është e papritur. Nëpërmjet përzgjedhjes natyrore, mutacionet e rastësishme grumbullohen te çdo virus. Ky proces është përshpejtuar në viruset ARN, duke përfshirë SARS-CoV-2.

A nënkupton se numri më i madh i mutacioneve të variantit Omicron se  është më i rrezikshëm dhe më i transmetueshëm se delta?

Ne thjesht nuk e dimë ende. Kushtet që çuan në shfaqjen e variantit nuk janë ende të qarta, por ajo që është e qartë është se numri i madh dhe konfigurimi i mutacioneve te Omicron është i pazakontë. Një shpjegim i mundshëm për mënyrën se si shfaqen variantet virale me mutacione të shumta është nëpërmjet infeksionit te një pacient, sistemi imunitar i të cilit është i dobët– një situatë që mund të çojë në evolucion të shpejtë viral. Studiuesit kanë deklaruar se disa nga variantet e mëparshme SARS-CoV-2, si varianti alfa, mund të jenë “krijuar|” nga një pacient që është infektuar vazhdimisht, raporton abcnews.al

Megjithatë, konstelacioni i pazakontë dhe mutacionet e shumta në variantin Omicron e bëjnë të shumë të ndryshëm nga të gjitha variantet e tjera SARS-CoV-2, gjë që ngre pikëpyetje se si u krijua. Një burim tjetër i mundshëm i varianteve mund të jetë nëpërmjet kafshëve. Virusi që shkakton COVID-19 mund të infektojë disa lloje kafshësh, duke përfshirë vizonët, tigrat, luanët, macet dhe qentë.

Advertisement

Prandaj, ne  nuk mund të përjashtojmë mundësinë që varianti Omicron kaloi nga kafshët përmes evolucionit të shpejtë.

Si  Delta u bë dominant në mbarë botën?

Delta është midis 40% dhe 60% më i transmetueshëm se varianti Alfa dhe gati dy herë më i transmetueshëm se virusi origjinal SARS-CoV-2 i identifikuar për herë të parë në Kinë. Një faktor kyç është shkalla e riprodhimit të tij. Varianti delta përsëritet më shpejt se variantet e mëparshme SARS-CoV-2 dhe sipas një studimi ai prodhon 1000 herë më shumë grimca virusi se paraardhësit e tij.

Sipas një hulumtimi, një tjetër shpjegim i mundshëm për aftësinë e shtuar të variantit delta për t’u riprodhuar është se mutacionet në proteinën Spike kanë shkaktuar lidhjen e proteinës së Spike me pritësin e saj, nëpërmjet receptorit ACE-2.

Advertisement

Varianti Delta ka fituar gjithashtu mutacione që do ta lejonin atë të shmangte antitrupat neutralizues që kanë një rol kritik në mbrojtjen e trupit kundër një virusi pushtues. Kjo mund të shpjegojë pse, siç kanë treguar raporte të shumta,  vaksinat e COVID-19 kanë qenë disi më pak efektive kundër variantit delta. Ky kombinim i transmetueshmërisë së lartë dhe evazionit imunitar mund të shpjegojë se si varianti delta u përhap kaq shumë.

Studimet tregojnë gjithashtu se personat e infektuar me variantin delta kanë një rrezik më të lartë për t’u shtruar në spital krahasuar me personat e infektuar me virusin origjinal SARS-CoV-2 dhe variantet e mëparshme.Një mutacion i veçantë në proteinën spike të variantit delta,  mutacioni P681R  besohet se është kontribuesi kryesor në aftësinë e tij  për të hyrë në qeliza dhe për të shkaktuar sëmundje më të rënda.

A do ta zëvendësojë Omicron, variantin Delta?

Është ende herët të përcaktojmë nëse varianti Omicron do të bëhet dominant. Omicron ka disa mutacione të përbashkëta me variantin delta. Por një nga arsyet mund të bëhet më dominues është fakti se varianti Omicron ka 10 mutacione në domenin lidhës me receptorët – pjesa e proteinës Spike që ndërvepron me receptorin ACE-2 dhe ndërmjetëson hyrjen në qeliza në krahasim me variantin Delta.

Advertisement

Supozoni se kombinimi i të gjitha mutacioneve në Omicron e bën atë ose më të transmetueshëm sesa Delta. Megjithatë, ekziston mundësia që numri jashtëzakonisht i lartë i mutacioneve mund të jetë i dëmshëm për virusin dhe ta bëjë atë të paqëndrueshëm, raporton abcnews.al

Ka shumë të ngjarë që varianti Omicron të mos jetë fundi i lojës dhe të shfaqen më shumë variante të tjera. Ndërsa SARS-CoV-2 vazhdon të përhapet midis njerëzve, përzgjedhja natyrore dhe përshtatja do të çojnë në përhapjen e më shumë varianteve që mund të jenë më të transmetueshme se Delta.

Ne e dimë nga viruset e gripit se procesi i përshtatjes virale nuk përfundon kurrë. Normat më të ulëta të vaksinimit në shumë vende do të thotë se virusi do të vazhdojë të qarkullojë dhe të ndryshojë për aq kohë sa të përhapet.

Shfaqja e variantit Omicron është një tjetër kujtesë e urgjencës për tu vaksinuar,  për të ndaluar përhapjen dhe evolucionin e mëtejshëm të SARS-CoV-2./ abcnews

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy