Aeroporti Antonov kthehet në fushëbetejë mes Ukrainës dhe Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aeroporti Antonov kthehet në fushëbetejë mes Ukrainës dhe Rusisë

Ushtria e Ukrainës ka deklaruar se ka nisur një sulm artilerie ndaj parashutistëve rusë të cilët kanë zbritur në aeroportin Antonov afër Kievit në përpjekje për të marrë kontrollin e tij. Ky lajm është raportuar nga një korrespondente e “BBC-së”.

Sipas saj luftimet atje mendohet se janë më të afërtat që forcat ruse kanë arritur të afrohen në Kiev, kryeqytetin ukrainas në ditën e parë të tentativës së tyre për pushtim.

Sulmet dhe shpërthimet me raketa ruse janë raportuar pranë qyteteve të mëdha dhe që synojnë infrastrukturën ushtarake. Rusia thotë se ka shkatërruar më shumë se 70 objektiva ushtarakë. Ushtria e Ukrainës pretendon se ka rrëzuar të paktën gjashtë avionë rusë, por kjo nuk është e konfirmuar.

Luftimet e ashpra raportohen në lindje, ku forcat ruse thuhet se kanë sulmuar një spital në rajonin e Donetsk-ut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy