Afgani i dëshpëruar kërkon largimin nga Kabuli: Nëse qëndroj, talebanët do të më vrasin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Afgani i dëshpëruar kërkon largimin nga Kabuli: Nëse qëndroj, talebanët do të më vrasin

Dhjetëra afganë po synojnë të largohen nga Afganistani për t’i shpëtuar kontrollit të talebanëve.

BBC  foli me një burrë që nuk mund të shpëtonte. Ai tani është fshehur, dhe emri i tij i vërtetë është ndryshuar për të mbrojtur identitetin e tij.

Nazeef, së bashku me gruan dhe foshnjën e tij braktisën shtëpinë e tyre pas talebanët pushtuan vendin e tyre. Ai ka një histori të gjatë me talebanët, por është roli i tij i fundit në qeveri, për të cilin ai mendon se e bën atë objektiv kryesor.

“Unë isha në një departament shumë të ndjeshëm që menaxhonte të dhënat e shërbimit të njerëzve. Talebanët e dinë nëse më kapin, ata mund të marrin emrat dhe adresat e shumë njerëzve që duan të synojnë,” ka thënë ai.

Advertisement

Ai ka dëgjuar nga fqinjët se talebanët erdhën në shtëpinë e tij të paktën tre herë në dy javët e fundit. Si rrjedhojë ai po përgatitet të ndërmarrë një udhëtim të rrezikshëm me gruan dhe fëmijën e tij duke paguar para për kontrabandistët. Udhëtim ky në të cilin shumë emigrantë janë vrarë dhe ku gratë janë veçanërisht të prekshme nga sulmet seksuale.

Nazeef thotë se nuk do të jetë e lehtë pasi “talebanët kanë thënë se kanë mbyllur të gjitha pikat kufitare me vendet fqinje”. Megjithatë, Nazeef është i gatshëm të marrë rrezikun. “Ata kurrë nuk do të më falin. Nëse qëndroj në Kabul, talebanët do të më vrasin nëse më gjejnë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy