Aktori i PD: S’ka lindur ai bir qeni që t’na mposhtë! Dilni patriotë, tregoni forcën siç keni luftuar serbin!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aktori i PD: S’ka lindur ai bir qeni që t’na mposhtë! Dilni patriotë, tregoni forcën siç keni luftuar serbin!

Aktori Neritan Liçaj ka bërë thirrje të forta nga sheshi i Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës, ku po zhvillohet një protestë për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Liçaj tha se të gjithë duhet të dalin që ta mbrojmë Shqipërinë, duke treguar forcën e bashkimit dhe duke mposhtur frikën dhe gangsterizmin qeveritar.

“Kemi ardhur tek këta malësorë të mrekullueshëm, shiko sa male të bukura ka rrotull. Zoti e ka dashur Shqipërinë kur e ka krijuar.

Duhet dalë për ta mbrojtur këtë vend sepse demokracinë e vërtetë e bëjnë shqiptarët duke mos duruar këtë lloj arrogance.

Advertisement

Është Shqipëria jonë dhe ajo nuk mbaron tek pragu i shtëpisë sonë. Duhet të tregojmë forcën tonë duke mposhtur frikën, gangsterizmin qeveritar që do bjeri përpara forcës qytetare. Besojmë në diçka përtej interesave tona personale.

Përfitojmë të gjithë ne, përfiton Shqipëria. Sa më tepër dalim aq më e pamposhtur bëhet kauza për demokracinë, çdo lloj pushteti, majtas e djathtas.

Unë besoj se do ia dalim se e vërteta fiton, drita, e mira gjithmonë mbi errësirën. Ky është mesazhi që do ta jap gjithë jetën sa të kem frymën.

Dilni shqiptarë, dilni patriotë se forcën ne e kemi se jemi një popull i fortë dhe do e tregojmë deri në fund”, u shpreh ai.

Advertisement
Aktori kujtoi se shqiptarët kanë luftuar me serbin dhe deklaroi se nuk ka linduar akoma njeri që t’i mposhtë.

“Iu kanë mësuar të luftoni serbin, çdo vështirësi. Jetën nuk e kemi prej politikës, por prej prirjeve, fisit, familjes e gjakut.

Sa kemi zemrën e pastër dhe mendjen e kthjellët, nuk ka lindur ai bir qeni që të na mposhtë. Të gjithë po vuajmë nga abuziviteti dhe korrupsioni”, theksoi Liçaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy