“Koronavirusi e ka humbur forcën”, eksperti italian nuk ndryshon mendim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Koronavirusi e ka humbur forcën”, eksperti italian nuk ndryshon mendim

Mjeku italian, Alberto Zangrillo deklaron se Covid-19 e ka humbur forcën e tij.

Drejtori i kujdesit intensiv në spitalin San Raffaele në Milano është gjithnjë e më i bindur se italianët duhet ti kthehen jetës normale.

Gjatë javëve të fundit, ai ka nxitur shumë diskutime mbi pretendimin e tij se ky virus do të kishte vdekur.

Gjatë një daljeje live në “La7”, Zangrillo ka ripërsëritur tezën e tij duke thënë se “virusi ka humbur forcën”, gjë që e ka nënvizuar në një letër për “Fatto Quotidiano”.

Advertisement

“Kushdo që është në kontakt me një mjek spitalor italian e di se, muajt e fundit, shkaku kryesor i shtrimit në spital të pacientëve me Sars-Cov2, ka ndodhur për shkak se ata kanë sëmundje bashkëshoqëruese”, ka shkruajtur Zangrillo.

Mjeku italian insiston:

“Instituti Shkencor San Raffaele prodhon prova të vërteta rreth Covid-19, të publikuara në top gazeta si: The Lancet, Jama etj. Analiza e vdekshmërisë, është botuar nga ne që në 25 qershor dhe është në përputhje me ato që kam komunikuar më parë”, tha Zangrillo, duke pranuar se jashtë Italisë ka vende që ende regjistrojnë të dhëna shqetësuese.

Zangrillo, i kontaktuar nga Adnkronos, përsëriti refuzimin e tij për çdo ftesë për t’u anëtarësuar në Komitetin Shkencor Teknik mbi Covid-19.

Advertisement

Synimi kryesor i mjekut është, që sipas tij të sqarojë se jemi në një kohë kur mund të jetojmë më lirshëm dhe me një optimizëm të madh, sepse virusi ka humbur plotësisht forcën e tij.

“Koronavirusi e ka humbur forcën”, eksperti italian nuk ndryshon mendim shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy