“Akuza për gjenocid”/ Ukraina padi kundër Rusisë në Gjykatën e Hagës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Akuza për gjenocid”/ Ukraina padi kundër Rusisë në Gjykatën e Hagës

Forcat ruse vijojnë betejën për të marrë kryeqytetin Kiev, ndërsa kanë arritur të futen edhe në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Harkiv.

 

Presidenti Volodymyr Zelensky shprehet se Ukraina ka paraqitur një ankesë kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe po kërkon nga paneli i saj i gjyqtarëve që të urdhërojë ndalimin e pushtimit të Moskës.

 

Advertisement

“Ukraina ka paraqitur kërkesën e saj kundër Rusisë në GJND. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin. Ne kërkojmë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndërpresë aktivitetin ushtarak tani dhe presim që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme”, shkruan Zelensky në Twitter.

 

Ushtria e Ukrainës deklaroi se po i reziston një sulmi në kryeqytet dhe po lufton grupet sabotuese ruse që kanë depërtuar në Kiev. Qytetarët janë strehuar në qendrat e evakuimit, stacione metrosh dhe të tjera vende, që mund të konsiderohen të sigurta, ndërsa deri të hënën është shpallur shtetrrethim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy