Britania i ka bërë thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga Ukraina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britania i ka bërë thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga Ukraina

Shefja e diplomacisë britanike, Liz Truss, i ka bërë thirrje  Rusisë që të tërheqë trupat që ka vendosur në kufi me Ukrainën.

“Ministri Lavrov më tha sot se Rusia nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën”, tha Truss pas një takimi në Moskë me homologun e saj rus Sergei Lavrov.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm rus e përshkroi bisedën me Truss si “një bisedë midis një njeriu të shurdhër dhe një memeci”, duke thënë se Truss nuk i dëgjoi shqetësimet e Rusisë për për zgjerimin e NATO-s.

Truss nga ana tjetër tha se ajo nuk ishte “memece” gjatë bisedimeve me Sergei Lavrov.

Advertisement

“Sigurisht që nuk kam heshtur në takimin tonë të parë, kam treguar pikëpamjen e Mbretërisë së Bashkuar për situatën aktuale si dhe dëshirën për të parandaluar Rusinë nga pushtimi i Ukrainës,” tha Tras në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e saj rus.

Ndërsa në lidhje me stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe Bjellorusisë, faza aktive e të cilave filloi sot, Lavrov tha se trupat ruse do të kthehen në bazat e tyre pas stërvitjeve.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy