
Luftime të ashpra po zhvillohen mes forcave ruse dhe atyre ukrainase në qender te qytetit Mariupol.
Lajmi u konfirmua edhe nga ministria ruse e Mbrojtjes.
Ndërkohë autoritetet ukrainase flasin për bombardime të shtëpive, kopshteve dhe shkollave në Kiev.
“Armiku vazhdon të sulmojë kryeqytetin. Sot në mëngjes zona e banimit në lagjen Podolsk u bombarduan gjashtë shtëpi, kopshte dhe një shkollë. Një person vdiq, 19 u plagosën, përfshirë katër fëmijë.”
Deklarata u bë kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i cili ka postuar një video në Telegram, në të cilën, i veshur me një jelek antiplumb, tregon ndërtesat e shkatërruara nga sulmet.
Sakaq mediat ndërkombëare bëjnë me dije se sulmi në qytetin e madh ukrainas Lviv ndoshta kishte për qëllim fabrikën e avionëve ngjitur me zonën e aeroportit ndërkombëtar