Akuzat për skandalin me fotot intime, BBC zbulon identitetin e prezantuesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzat për skandalin me fotot intime, BBC zbulon identitetin e prezantuesit

Huw Edwards është prezantuesi i njohur i BBC, i cili ndodhet në qendër të vëmendjes për akuzat që rëndojnë mbi të. E ëma e një fëmijë të mitur pretendon se prezantuesi ka paguar me shuma të majme fëmijën e saj në këmbim të fotove intime.

 

Çështja është ende nën hetim, ndërsa identiteti i tij u zbulua nga vetë media ku ai punonte.

 

Advertisement

Huw Edwards, 61 vjeç, është një emër i njohur dhe një nga prezantuesit më të njohur të BBC-së.

 

Ai ka punuar për BBC për katër dekada, duke përfshirë dy dekada si prezantues kryesor në lajmet kryesore të BBC-së Ten O’Clock.

 

Advertisement

Ai ka ankoruar shumë momente kyçe, duke përfshirë vdekjen dhe funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, dasmat e Princit William dhe Kate dhe të Princit Harry dhe Meghan, Jubiletë e Diamantit dhe Platinit të Mbretëreshës, inaugurimin e Presidentit të SHBA Barack Obama dhe vdekjen e Nelsonit.

 

Ai u rrit në Uells dhe studioi në Universitetin e Kardifit ku tani është profesor nderi i gazetarisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy