Akuzohet për mashtrime me zgjedhjet, arrestohet nobelistja në Mianmar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzohet për mashtrime me zgjedhjet, arrestohet nobelistja në Mianmar

Ndërsa Parlamenti i ri pritej të niste punimet, udhëheqësja de facto e Mianmarit, Aung San Suu Kyi dhe zyrtarë të tjerë të partisë në pushtet u arrestuan. Ushtria ka marrë kontrollin, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme një vjecare me pretendimet e mashtrimeve zgjedhore.

Në 8 nëntor të vitit të kaluar, Aung San Suu Kyi nga Liga Kombëtare për Demokraci, fitoi 83 për qind të vendeve në parlament, në atë që u quajt si referendum. Mianmari, është udhëhequr nga ushtria derisa kanë nisur reformat demokratike në vitin 2011.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar grushtin e shtetit, duke thënë se Uashingtoni kundërshton cdo përpjekje që pengon tranzicionin demokratik, ndërsa nuk kanë munguar reagimet në shkallë ndërkomëbtare.

Aung San Suu Kyi, vajza e heroit të pavarësisë së Mianmarit, gjeneralit Aung San, doli si një udhëheqëse në tubimet pro-demokracisë. Ajo fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 1991 ndërsa ishte në arrest shtëpiak. Autoriteti i 75 vjeçares, mbetet i lartë në mesin e shumicës budiste të Mianmarit, por ka rënë në shkallë ndërkombëtare për shkak të trajtimit të pakicës muslimane Rohingya të vendit.

Advertisement

Në vitin 2017, një sulm i ushtrisë kundër pakicës Rohingya bëri që qindra mijëra Rohingya të iknin në Bangladeshin fqinj. Gjykata Penale Ndërkombëtare po heton vendin për krime kundër njerëzimit.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy