Alarmon Emannuel Macron: Nuk përjashtohet një luftë e madhe në Europë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alarmon Emannuel Macron: Nuk përjashtohet një luftë e madhe në Europë

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, nuk përjashton fillimin e një lufte të madhe në Europë.

“Ne duhet të përgatitemi për një konflikt të mundshëm të armatosur me intensitet të lartë dhe të rrisim investimet në ushtri,” tha ai.

Marcon tha se konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë do të çojë në një krizë ushqimore në 12 deri në 18 muajt e ardhshëm dhe kjo krizë do të ndihet në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.

Macron premtoi sot se do të forcojë sovranitetin e Francës nëse fiton mandatin e tij të dytë si president në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, në mënyrë që ta çojë vendin, siç tha ai, gjatë epokës së re të krizës.

Advertisement

Epërsia e Macron ndaj rivalëve të tij në prag të zgjedhjeve u rrit pas operacionit rus në Ukrainë, ka raportuar Reuters.

Sondazhet e opinionit të publikuar javët e fundit tregojnë se Macron do të fitojë rreth 30.5 për qind të votave në rrethin e parë, një rritje prej 10 për qind në krahasim me sondazhet e muajit të kaluar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy