“Allah Akbar”/ I kërkuari për terrorizëm alarmon metronë e Milanos, arrestohet para goditjes me thik%

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Allah Akbar”/ I kërkuari për terrorizëm alarmon metronë e Milanos, arrestohet para goditjes me thik%

Një 37-vjeçar algjerian u arrestua në metronë e Milanos me një urdhër arresti ndërkombëtar për pjesmarrje ne organizatë terroriste .

 

Gjatë kontrolleve të urdhëruara nga komisariati i policisë së Milanos, burri u tregua shumë agresiv ndaj oficerëve, thirri ” Allah Akbar ” dhe tentoi disa herë të rrëmbejë një thikë me teh mbi 12 centimetra nga çanta e shpinës.

 

Advertisement

Ngjarja ka ndodhur në stacionin e metrosë Cadorna  , në qendër të Milanos, rreth dy javë më parë, por lajmi u bë i ditur vetëm sot nga selia e policisë.

 

Pasi u ndalua, policët  kryen krahasime foto-gjurmë gishtash, duke zbuluar kështu se 37-vjeçari, tashmë i panjohur për policinë italiane, kërkohej në Algjeri, sepse besohej se ishte pjesë e milicive të Shtetit Islamik që nga viti 2015 dhe ishte i punësuar në frontin sirian – Irak.

 

Advertisement

Nga sa ka dalë duket se algjeriani nuk ishte ndaluar apo kontrolluar më parë në Itali dhe për këtë po hetohet sesi ka hyre ne Itali.

 

Sipas informacioneve fillestare, ai nuk kishte adresë fikse dhe ndoshta nuk kishte ardhur shumë kohë më parë.

 

Advertisement

Personi, me urdhër të Gjykatës së Apelit të Milanos, kompetente për procedurën e ekstradimit , për të cilën Ministri i Drejtësisë tashmë ka dhënë pëlqimin, është dërguar në burgun “San Vittore”, në pritje të transferimit të afërt në Algjeri./Tgcom

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy