Mbështetëse e zjarrtë e ISIS, arrestohet për terrorizëm në Milano 19-vjeçarja shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbështetëse e zjarrtë e ISIS, arrestohet për terrorizëm në Milano 19-vjeçarja shqiptare

Një 19-vjeçare me origjinë nga Kosova është  arrestuar gjatë një operacioni të policisë në Milano të Italisë nën akuzën e terrorizmit.

Arrestimi erdhi pas një hetimi disamujor të Prokurorisë së Milanos, e cila kishte kërkuar edhe masën e sigurisë arrest me burg për 19-vjeçaren.

Për hetuesit, 19-vjeçarja është një mbështetëse e ISIS. E radikalizuar në moshën 16-vjeçare, ajo ishte transferuar së fundmi nga Kosova në Milano, por qëndronte në komunikim të vazhdueshëm me bashkëshortin dhe një celulë xhihadistësh kosovare.

Hetimi nisi pas një raporti të inteligjencës në lidhje me bashkëshortin e vajzës, një kosovar 21-vjeçar, i cili kishte lidhje me sulmuesin e Vjenës, Kujtim Fejzulai.

Advertisement

Detaje nga hetimet bëjnë me dije se 19-vjeçarja, emri i së cilës ende nuk bëhet me dije, kishte në celularin e saj mijëra video dhe imazhe, disa prej të cilave të krijuara nga agjencia e komunikimit të Shtetit Islamik.

Në telefon u gjet dhe një foto e atentatorit të ri, pjesë e Isis-Khorasan, që më 26 gusht hodhi veten në erë në aeroportin e Kabulit, duke shkaktuar dhjetëra viktima mes civilëve që donin të largoheshin nga Afganistani.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy