Shqiptarja e kërkuar për terrorizëm/ Lubjana, gruaja që lidhte martesa për llogari të ISIS

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dalin edhe më shumë detaje nga arrestimi i 43 vjecares Lubjana Gjecaj ditën e premtë në mbrëmje në Tiranë pasi kërkohet në Itali për pjesmarrje në organizate terroriste.

Gjecaj, nene e 3 femijeve, ka qënë pjesë e një grupi shqiptarësh në Itali që dyshohet se kryente martesa me qëllim rekrutimin e njerezve në favor të ISIS.

Në vitin 2015 drejtesia dhe policia italiane kryen operacionin “Martesa” pas të dhënave të marra se një shtetase italiane ishte martuar me një shtetas shqiptar, me prirje radikale dhe me lidhje të dyshimta që conin drejt shtetit islamik.

10 persona u arrestuan në atë kohë mes Italisë dhe Shqipërisë ( Lushnjë), nga të cilët disa shtetas shqiptarë dhe disa italiane. Shqiptarët e aarrestuar ishin Baki Çoku, Dritan Gjecaj ( burri i Lubjana Gjecaj) dhe Arta Kacabuni ( gruaja e dytë e Dritan Gjecaj).

Advertisement

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe Aldo Kobuzi I cili ishte martuar në vitin 2014 me italianen Sergio Maria Giulia. Kjo martesë ishte bërë me ndërmjetësimin e Lubjana Gjecajt ( burri i saj Dritan Gjecaj ishte Imam xhamie në Itali).

Pas martesës me Aldo Kobuzin, shtetesja italiane Maria Giulia I ishte nënshtruar radikalizimit duke u afruar ndjeshëm me linjën xhihadiste të ISIS.

Hetuesit italianë dolën në konkluzionin se ky grup me lidhje familje ( Dritan Gjecaj ishte I martuar me dy gra, Lubjana Gjecajn dhe Arta kacabumin) kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për Shteti Islamik.

Për të gjithë këtë veprimtari, Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar 43 vjecarin Lubjana Gjecaj me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

Advertisement

Të premten në mbrëmje falë bashkëpunimit mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare, kjo shtetase u lokalizua nga forcat e policisë së komisariatit numër 6 në zonën e Unazës së Madhe dhe u arrestua për tu ekstraduar drejt Italisë për llogarisë të drejtësisë së këtij vendi.

Shqiptarja e kërkuar për terrorizëm/ Lubjana, gruaja që lidhte martesa për llogari të ISIS shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 Struga.info | Privacy policy