“Isha budallaqe”,iu bashkua ISIS-it, 22-vjeçarja thirrje kryeministrit britanik: Dua të kthehem në vendin tim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Isha budallaqe”,iu bashkua ISIS-it, 22-vjeçarja thirrje kryeministrit britanik: Dua të kthehem në vendin tim

Samima Begum është britanikja 22-vjeçare e cila kohë më parë i është bashkuar shtetit islamik të xhihadistëve. Ajo ka treguar se është penduar, ndërsa i bën thirrje shtetit britanik, qe ta lejojnë të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, duke garantuar se nuk ka kryer asnjë krim me xhihadistët.

Në vitin 2015, Samima bashkë me 2 shoqe u largua nga Anglia, për t’iu bashkuar xhihadistëve në Siri. Atje ajo u martua me një xhihadist me origjinë holandeze, 8 vjet më të madh.

“Jam gati të dal në gjyq, të përballem me njerëzit që kanë akuzuar dhe t’i mohoj , sepse e di që nuk kam bërë asgjë në Shtetin Islamik përveçse të jem nënë dhe grua”, tha ajo për ITV.

Advertisement

Samima Begum, gjatë intervistës, tha se “do të preferonte të vdiste sesa të kthehej në Shtetin Islamik” dhe shtoi: “I vetmi krim që kam kryer ishte se isha aq budallaqe  sa u  bashkova me Shtetin Islamik.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy