Macron: ISIS mbetet një rrezik, nga i cili duhet të ruhemi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron: ISIS mbetet një rrezik, nga i cili duhet të ruhemi

Presidenti francez Emanuel Macron thotë se ISIS mbetet një rrezik, nga i cili duhet të ruhemi.

“Nuk duhet ta ulim vigjilencën sepse shteti islamik mbetet një kërcënim dhe e di që lufta ndaj këtyre grupeve terroriste është përparësi e qeverisë tuaj. Dua t’ju siguroj se Franca dhe koalicioni janë krah jush në këtë betejë.”

Deklarata e Macron vjen pasi ISIS mori përsipër sulmet në aeroportin e Kabulit. Pentagoni thotë se ka arritur në përfundimin se incidenti i përgjakshëm të enjten në aeroportin e Kabulit u krye vetëm nga një autor sulmi vetëvrasës dhe jo dy, siç ishte raportuar më parë.

Autori i shpërthimit vetëvrasës ishte operativ i Shtetit Islamik dhe e kreu sulmin pranë portës Abbey, ku afganët prisnin me shpresën për t’u futur në aeroportin e Kabulit dhe ku trupat amerikane po kryenin kontrollet e sigurisë .

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy