“Alo, bombë në shkollë!”, arrestohen 3 të mitur në Francë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Alo, bombë në shkollë!”, arrestohen 3 të mitur në Francë

Tre të mitur janë arrestuar në Francë, pasi akuzohen se kanë bërë rengje nëpër shkolla duke bërë telefonata  apo njoftime anonime në rrjete sociale ku njoftonin se në shkolla të ndryshme të vendit kishte bomba, duke alarmuar institucionet arsimore.

Mediat në Francë bëjnë me dije se njëri nga tre të miturit ka thënë në polici se e gjithë historia nisi si një lojë mes tyre dhe se nuk kishin imagjinuar pasojat e “shakasë pa kripë”.

Pas arrestimit të tre të miturve ministrja e arsimit Nicole Beloubet, tha se nuk do të merren masa ta ashpra që një gjë e tillë të mos përsëritet në vend.

“Mësuesit nuk janë vetëm dhe ne do të krijojmë një mburojë rreth tyre, rreth institucioneve arsimore”, siguroi ministrja e Arsimit Nicole Beloubet, e cila vizitoi sot të premten (29/3) një shkollë të mesme në Bordo, një nga shkollat që ra viktimë e rrengut të adoleshentëve.

Advertisement

“Gjithçka që prek shkollën, për sa i përket veprimeve dashakeqe, është e papranueshme”, shtoi ministrja pasi ditët e fundit janë bërë online shumë kërcënime për sulme ndaj dhjetëra shkollave të mesme dhe gjimnazeve në të gjithë Francën , gjë që shqetëson qeverinë.

Nga mesi i javës së kaluar der sot, më shumë se 150 institucione arsimore janë vënë në shënjestër të kërcënimeve të tilla, sipas ministrisë./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy