Ambasadorët e BE-së në Moskë anulojnë takimin me Lavrov

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadorët e BE-së në Moskë refuzuan të merrnin pjesë në një takim të planifikuar me, Sergei Lavrov, për të diskutuar përpara zgjedhjeve presidenciale ruse. Sipas autoriteteve ruse, ambasadorët e BE-së e njoftuan Lavrov për këtë vendim vetëm dy ditë para takimit.

“Dy ditë para takimit të planifikuar, na dërguan një shënim ku thuhej: “Kemi vendosur të mos vijmë”. A mund ta imagjinoni se si janë marrëdhëniet me shtetet në nivel diplomatik, ambasadorët e të cilëve kanë frikë të vijnë në një takim me ministrin e vendit ku janë të akredituar? Ku e keni parë këtë?’ tha Lavrov.

Ministri rus sqaroi se organizimin e këtij takimi e ka propozuar rreth një javë e gjysmë më parë.

“Ne kemi grumbulluar shumë materiale se si funksionojnë ambasadat e Bashkimit Evropian në Moskë, si përgatiten për zgjedhjet tona presidenciale, çfarë mekanizmash ndërhyrje kanë ,” theksoi Lavrov.

Advertisement

Në përfundim, Lavrov theksoi se ai synon të bindë diplomatët evropianë që të braktisin praktika të tilla./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy