Dybala mund të largohet nga Roma në fund të sezonit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dybala mund të largohet nga Roma në fund të sezonit

Roma humbet shumë nëse largohet Paulo Dybala. Sulmuesi argjentinas është rikthyer të reflektojë për të ardhmen e tij, veçanërisht në rast të dështimit të kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Në kontratë, ka gjithmonë klauzolën e lirimit prej 12 milionësh, e vlefshme deri në fund të korrikut dhe agjentët e tij kanë antenat e drejtuara drejt të gjitha atyre klubeve saudite që janë të gatshëm t’i garantojnë atij një pagë prej 8 milionë eurosh.

E vërteta është se Joya ia kalon shumë mirë në Romë, marrëdhënia me De Rossin është e mirë, por afër moshës 31-vjeçare ai do të donte të merrte një kontratë të fundit të rëndësishme.

Duke qenë se sezonin e ardhshëm, me arritjen e 50% të frekuentimeve, rinovimi automatik me klubin verdhekuq deri në vitin 2026 do të hynte në fuqi, por pa një projekt të denjë për ambiciet e Dybala, me Ligën e Evropës në vend të Ligës së Kampionëve, lamtumirë nuk do të ishte kaq utopike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy