Polemika në derbi/ Dybala i heq fitoren Interit në fund

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Polemika në derbi/ Dybala i heq fitoren Interit në fund

Një penallti e Dybales ne fundin e ndeshjes i hoqi fitoren Interit ne derbin e Italise.

Dueli ne San Siro perfundoi 1 me 1, rezultat qe kenaq me shume kryesuesit Milan dhe Napoli.

Ndeshje me dy fytyra ne Milano. Edin Dzeko shenoi ne minuten e 17, ne nje aksion ku protagonist ishte turku Calhanoglu, i cili goditi traversen, me pas topi i kthyer u dergua ne rrjete nga boshnjaku.

Inter luajti me mire pjesen e pare por nuk dyfishoi.

Advertisement

Ne te dyten futja ne loje e Chieses dhe Dybales ndryshoi gjerat. Juventus luajti me mire por goli erdhi vetem nga nje penallti me polemika ne minuten e 89.

Dumfries nderhyri ndaj Alex Sandro dhe gjyqtari pasi e pa episodin ne video-monitor vendosi te jape penallti.

Dybala nga pika e bardhe nuk gaboi.

Me kete barazim Inter shkon ne 18 pike, 7 më pak sesa dyshja Milan dhe Napoli, ndersa Juventus mbetet ne kuoten e 15 pikeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy