ANALIZA e BBC: A ishte ky gabimi fatal i Putinit?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ANALIZA e BBC: A ishte ky gabimi fatal i Putinit?

Nga Steve Rosenberg, korrespondent i BBC në Moskë

Mendoj se Vladimir Putin ushqehet nga pakënaqësia se si përfundoi Lufta e Ftohtë, kur Perëndimi shpalli fitoren dhe Rusia humbi fuqinë, ndikimin dhe territoret.

Unë mendoj se ai është gjithashtu i motivuar nga një besim pothuajse gjysmë-fetar se Ukraina duhet të jetë me Rusinë, duhet të jetë në orbitën e Rusisë dhe Rusia si një fuqi e madhe ka të drejtën e sferës së saj të ndikimit. Unë gjithashtu mendoj se Putin ka përbuzje për Perëndimin dhe udhëheqësit perëndimorë, të cilët ai i konsideron të dobët dhe të përçarë.

Por çfarë mund të bëjë Perëndimi për këtë? Është shumë e vështirë të thuhet. Mendoj se Kremlini i kishte marrë parasysh sanksionet. Kremlini e dinte se SHBA nuk do të vendosë çizme ushtarësh në tokën ukrainase. Perëndimi nuk dëshiron një luftë me Rusinë dhe Rusia e di këtë.

Advertisement

Por unë do të thosha këtë. Nëse ke qenë në pushtet për 22 vjet, siç ka qënë Putini, ti filloni të ndihesh i pathyeshëm, filloni të mendosh se nuk mund të gabosh, se je Teflon. Dhe atëherë gabimet fillojnë të marrin rrugën.

Vetëm duke folur me njerëzit në rrugë dhe duke qenë dëshmitar i forcës së ndjenjës kundër kësaj ofensive, pyes veten nëse ky pushtim rus do të rezultojë të jetë gabimi fatal i Putinit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy