ANALIZA/ Eurobondi 500 miliardë euro: Çfarë është plani franko-gjerman i rimëkëmbjes?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ANALIZA/ Eurobondi 500 miliardë euro: Çfarë është plani franko-gjerman i rimëkëmbjes?

Franca dhe Gjermania kanë njoftuar se mbështesin krijimin e një bondi të BE-së prej 500 miliardë eurosh për të forcuar ekonominë europiane, të dobësuar rëndë nga pandemia COVID-19.

Dy liderët, të cilët zbuluan propozimin e tyre në një konferencë të përbashkët për shtyp, thanë se duhet ende punë “për të bashkuar të gjitha shtetet anëtare”, pasi masa pritet të kundërshtohet nga disa shtete anëtare, përfshirë Holandën dhe Danimarkën, që kanë kundërshtuar më parë krijimin e të ashtuquajturit “koronabond”.

Kancelari austriak Sebastian Kurz tashmë ka treguar se pozicioni i tij i disa shteteve anëtare të njohur kolektivisht si “Frugal Four” mbetet i pandryshuar duke sinjalizuar kështu se propozimi do të përballet me rezistencë të fortë.

Fondi i rimëkëmbjes prej 500 miliardë eurosh nënkupton që Komisioni Europian do të mbledhë para në tregjet në atë që Macron e përshkruan si “një hap të madh përpara”.

Advertisement

Ai do të jetë prioriteti kryesor i buxhetit të ardhshëm të bllokut – Kuadri Financiar Shumëvjeçar – ashtu si kreditë prej 540 miliardë eurosh të shpallura tashmë nga Eurogrupi.

Paratë e mbledhura nga Komisioni do të përdoren “në mënyrë të përcaktuar” për të mbështetur sektorët dhe rajonet e prekura veçanërisht nga pandemia.

Macron dhe Merkel theksuan se 27 vendet anëtare do të duhet të bien dakord me propozimin dhe se mbetet shumë punë për të bërë, përfshirë mënyrën se si do të rimbursohet borxhi i Komisionit.

“Kriza aktuale nuk mund të krahasohet me ndonjë krizë tjetër në historinë e Bashkimit Europian”, thanë ata në një deklaratë.

Advertisement

“Ndërsa shoqëritë dhe ekonomitë tona e gjejnë ngadalë rrugën e tyre nga kufizimet e rënda të kohëve të fundit, ne vazhdojmë të përballemi me paqartësi të jashtëzakonshme. Megjithatë, synimi ynë, është i qartë: Europa do të përballet me këtë krizë së bashku dhe ne do të dalim prej saj edhe më të fortë”, theksuan ata.

Komisioni e ka mirëpritur propozimin, ndërsa presidentja, Ursula von der Leyen tha se “pranon qëllimin dhe madhësinë e sfidës ekonomike me të cilën përballet Europa”.

“Kjo përkon me propozimin që Komisioni po punon, i cili gjithashtu do të marrë parasysh qëndrimet e të gjitha shteteve anëtare dhe Parlamentit Europian”, shtoi ajo.

Sidoqoftë, eurodeputetët kërkuan javën e kaluar që paketa e rimëkëmbjes për të trajtuar pasojat ekonomike të COVID-19 të jetë me vlerë dy trilionë euro.

Advertisement

Çfarë është plani franko-gjerman i rimëkëmbjes?

Plani i rimëkëmbjes i mbështetur nga Parisi dhe Berlini synon gjithashtu të forcojë “sovranitetin strategjik të BE-së në sektorin e shëndetësisë” përmes nxitjes së kapaciteteve europiane për kërkime dhe zhvillim në fushën e vaksinave dhe metodave të trajtimit si dhe krijimin e stoqeve të zakonshme mjekësore.

Ai parashikon gjithashtu politikat koordinuese të prokurimit për vaksinat dhe trajtimet e ardhshme; krijimin e një “Task Force për Shëndetin” të BE-së për të zhvilluar planet kombëtare për parandalimin dhe reagimin kundër epidemive të ardhshme si edhe harmonizimin në mënyrën e mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave shëndetësore.
Franca dhe Gjermania gjithashtu duan të përshpejtojnë digjitalizimin e bllokut dhe aspiratat e tij mjedisore.

Franca dhe Gjermania kanë njoftuar se po mbështesin krijimin e një bondi të BE-së për të mbledhur 500 miliardë euro për të forcuar ekonominë europiane, të dobësuar rëndë nga pandemia COVID-19.

Advertisement

“Tani është koha për të nxitur modernizimin e ekonomive europiane dhe modelet e tyre të biznesit”, thanë ata.

“Me këtë ide në mendje, ne riafirmojmë Marrëveshjen e Gjelbër Europiane si strategjinë e re të rritjes së BE-së dhe si një plan për një ekonomi të prosperuar dhe elastike në rrugën drejt neutralitetit të klimës deri në vitin 2050”, shtuan ata.

Pozicioni ynë mbetet i pandryshuar

Macron theksoi se detyra e ardhshme për dy liderët “do të jetë të vazhdojnë të shpjegojnë” propozimin për vendet e tjera anëtare në mënyrë që edhe ato t’u bashkohen këtij plani.

Advertisement

Çështja e koronabondit është debatuar ashpër në të gjithë bllokun, ku vende si Italia, Spanja dhe Portugalia kanë bërë thirrje për forcimin e solidaritetit midis shteteve anëtare.
Por, kjo çështje është refuzuar nga kryeqytete të tjera, përfshirë Vjenën dhe Amsterdamin.
Kryeministri italian, Guiseppe Conte e përshkroi propozimin franko-gjerman në Twitter si “një hap të parë të rëndësishëm në drejtimin e duhur”.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez gjithashtu shkroi në mediet sociale se “ne e mirëpresim propozimin e Francës dhe Gjermanisë për krijimin e një granti prej 500 miliardë eurosh për Fondin e Rimëkëmbjes Europiane”, duke shtuar se “tani është koha që BE të paraqesë një rregull të duhur për paketën financiare”.

Por, homologu i tyre austriak, Sebastian Kurz ofroi një ide tjetër mbi negociatat e ashpra që do të vijnë, duke njoftuar në Twitter se ai është duke folur me drejtuesit danezë, holandezë dhe suedezë mbi propozimin dhe se “pozicioni i tyre mbetet i pandryshuar”.
“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë me kredi vendet më të prekura “, tha ai.

Euronews

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy