Analiza/ I burgosur, sipërmarrës, mercenar: Ulje-ngritjet e Prigozhinit në Rusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Analiza/ I burgosur, sipërmarrës, mercenar: Ulje-ngritjet e Prigozhinit në Rusi

Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i grupit mercenar rus Wagner – i cili është kthyer në figurë kyçe në luftën e Rusisë në Ukrainë, para nisjes së një rebelimi që ka rezultuar me dërgimin e mercenarëve në derë të Moskës – besohet se ka vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani në veri të kryeqytetit rus.

 

Në aeroplanin privat, pronësi e Wagnerit, kanë qenë 10 persona, kur ai është përplasur më 23 gusht, ka thënë Ministria ruse për Emergjenca. Emri i Prigozhinit ka qenë në listën e personave që kanë qenë në aeroplan.

 

Advertisement

Vëzhguesi i fluturimeve Flightradar24 e ka shfaqur një aeroplan brazilian Embraer 600, të regjistruar në emër të Wagnerit, duke u ikur radarëve në mbrëmjen e 23 gushtit.

 

Zyrtarët nuk e kanë komentuar ndonjë arsye për rrëzim të aeroplanit.

 

Advertisement

Agjencia Federale për Transport Ajror të Rusisë, ka thënë se kanë nisur hetimet për incidentin.

 

Ish i dënuar dhe udhëheqës i një zinxhiri restorantesh në Shën Petersburg, Prigozhin ka fituar famë në Perëndim për krijim të “fabrikës ruse të lajmeve të rreme”, e cila është akuzuar për tentim të manipulimit të votuesve amerikanë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

 

Advertisement

Mirëpo, kompania e tij private Wagner, ka luajtur rol edhe më të madh në politikën e jashtme dhe të brendshme të Rusisë, duke fituar vëmendje globale.

 

Prigozhin i ka dërguar mercenarët e tij për të luftuar në emër të Kremlinit në Siri, Libi dhe Ukrainë.

 

Advertisement

Pasi Kremlini e ka nisur një luftë të shkallës së gjerë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Prigozhin është kthyer në kritik të performancës së ushtrisë ruse dhe kjo pakënaqësi ka rezultuar me konfrontim në qershor të vitit 2023, kur Prigozhini i ka dërguar mijëra luftëtarë për të kryer rebelim kundër komandës ushtarake ruse.

 

Rebelimi – që Vladimir Putini e ka quajtur “thikë pas shpine” – ka qenë i shkurtër, mirëpo e ka sfiduar presidentin rus si asnjëherë tjetër përgjatë 23 vjetëve të tij në pushtet.

Prej salsiçeve në “kuzhiner të Putinit”

 

Advertisement

Prigozhini ka lindur në atë që dikur ka qenë Leningrad, më 1961, dhe është rritur nga nëna e tij, e cila ka punuar shumë për ta mbështetur financiarisht të birin, pasi i ka vdekur burri.

 

Si adoleshent, ai është marrë me skijim, mirëpo sërish ka përfunduar në Leningrad, ku është zënë dhe është dënuar për vjedhje – dënimi i parë në listën e tij të gjatë.

 

Advertisement

Aty përfshihen dënime për vjedhje të armatosura, dhe trafikim të të miturve, për çka është dënuar me mbi nëntë vjet burgim.

 

Ai është liruar nga burgu më 1990 në kohën kur Bashkimi Sovjetik ka qenë duke u përballur me reformat e Mikhail Gorbachevit.

 

Advertisement

Bashkë me nënën e tij dhe burrin e dytë të saj, ai e ka hapur një dyqan salsiçesh, e cila ka rezultuar e suksesshme.

 

“I kam fituar 1.000 dollarë në muaj, ato kanë qenë atëherë një mal me rubla”, pati thënë ai në një intervistë të publikuar më 2011 në revistën e Shën Petersbugut, City 8218.

 

Advertisement

Më vonë ai ka punuar dhe ka investuar në një rrjet dyqanesh të quajtur Kontrast, i cili ka qenë në pronësi të një miku të gjeneratës.

 

Është e paqartë se kur është zhvilluar marrëdhënia e Prigozhinit me Putinin, ndonëse si sipërmarrës në Shën Petersburg, ka shumë mundësi që të ketë kaluar nëpër rrugët e njëjta me Putinin, karriera politike e të cilit ka nisur si kryetar i Shën Petersburgut, më 1999.

 

Advertisement

Prigozhini raportohet të jetë bërë mik me Putinin përmes sigurimit të tij, e më vonë me shefin e sigurimit të Putinit, Viktor Zolotv, sipas revistës Forbes.

 

Zolotov e ka përcjell Putinin teksa ky i fundit e ka rritur ndikimin në Moskë, dhe më vonë ka shërbyer si shef i Gardës Kombëtare, një agjenci shumë e rëndësishme për Rusinë.

 

Advertisement

Sipas faqes së lajmeve Meduza, Prigozhin i ka hyrë biznesit të restoranteve me një sipërmarrës tjetër të Kontrastit në fund të viteve 1990, kur ata e kanë hapur atë që është bërë një prej restoranteve më të famshme të Shën Petersburgut, Staraya Tamozhnya.

 

Më vonë, ai ka bërë edhe investime tjera, e ka blerë një anije të vjetër dhe e ka kthyer në restorantin New Island, i cili është bërë vend i famshëm për të ngrënë, dhe është vizituar nga Putin dhe mysafirët e tij, përfshirë ish-presidentin francez, Jacques Chirac më 2001, dhe më vonë ish-presidentin amerikan, George W. Bush.

 

Advertisement

Biznesi i Prigozhinit në fushën e gastronomisë është rritur nën kompaninë e quajtur Concord Catering, duke përgatitur ushqim për shkolla, spitale, burgje dhe më pas për organizime të mëdha në Kremlin, përshirë inaugurimin e Dmitry Medvedevit si president më 2008.

 

Kontratat e tij me Kremlinin dhe elita tjera ruse, kanë bërë që ai të njihet si “kuzhinieri i Putinit”.

Më 2006, kur Bush ka udhëtuar për një samit në Shën Petersburg me gruan e tij Laurën, ata i ka shërbyer me verë Prigozhini, në një darkë të shtruar nga Putini.

Advertisement

 

Më 2012, kompanitë e Prigozhinit kanë nënshkruar kontrata të majme me agjenci të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, për të përgatitur ushqimin për ushtrinë e Rusisë.

 

Pasi në krye të Ministrisë është emëruar Sergei Shoigu, besnik i Putinit, kontrata është shkëputur shpejt, fakt që mund të ketë nxitur armiqësinë mes Prigozhinit dhe Shoigut.

Advertisement

 

Në fund të viteve 2010, reputacioni i Prigozhinit ka marrë kahe tjetër, pas raportimeve për helmim të fëmijëve nëpër shkolla, por edhe të ushtarëve.

 

Më vonë, ai e ka krijuar edhe një kompani të patundshmërive në Shën Petersburg, përmes së cilës është përfshirë në konflikte të thella me guvernatorin e qytetit, i cili, po ashtu, ka qenë i emëruar i Putinit.

Advertisement

 

Mercenarë dhe lajme të rreme

 

Koha e saktë e hyrjes së Prigozhinit në ujëra të turbullt me ushtrinë e tij private, nuk dihet, mirëpo vëzhguesit e përmendin konfliktin në Rusi dhe intervenimin e suksesshëm në emër të Qeverisë së Sirisë.

 

Advertisement

Sipërmarrësit, disa prej të cilëve kanë qenë veteranë të shërbimeve ruse të sigurisë, kanë themeluar një mori kompanish të sigurisë në vitet 2000; të paktën njëra prej tyre e ka siguruar mbrojtjen e anijeve detare tregtare ruse për piratët në brigjet e Afrikës.

 

Nga moria e kompanive private që kanë punuar në Siri, grupi Wagner është shfaqur rreth vitit 2014, kur Rusia e ka nisur një kryengritje në lindje të Ukrainës.

Çfarë është dhe ku operon Wagneri?

 

Advertisement

Besohet se Prigozhini ka qenë financues i Wagnerit me vite, mirëpo ai e ka pranuar një gjë të tillë vetëm në shtator të vitit 2022, pasi Rusia e ka nisur luftën e shkallës së gjerë në Ukrainë.

 

Në Siri, luftëtarët e Wagnerit janë akuzuar për mizori të luftës dhe potencialisht krime lufte edhe në vendet tjera ku kanë luftuar, përfshirë Sudanin dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Në këtë të fundit, është thënë se Prigozhin ka nënshkruar koncesione të majme për mihje të arit dhe mineraleve tjera.

Advertisement

 

Në shtator të vitit 2013, gazetarët rusë kanë nisur të interesohen për një kompani që është themeluar në thellësi të Shën Petersburgut, e quajtur Agjencia për Kërkime për Internet, e njohur gjerësisht si “fabrika e Rusisë për lajme të rreme”.

 

Duke qenë në pronësi të rrjetit të Prigozhinit, Concord, biznesi u ka kërkuar punëtorëve që të hapin llogari të rreme në platformat si Facebook, Twitter dhe VK dhe të nxisin debate e mllef.

Advertisement

 

Më 2018, dy vjet pasi Donald Trump i ka fituar zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka paditur Prigozhinin dhe 13 rusë tjerë, dhe ka lëshuar urdhërarrestim për Prigozhinin, duke e akuzuar për komplot me synim mashtrimet zgjedhore.

 

Ndonëse hulumtuesit kanë debatuar gjatë për ndikimin e Agjencisë për Kërkime në Internet, në ndikimin mbi votuesit amerikanë, përpjekjet janë parë si sukses për Prigozhinin, duke i falur edhe më shumë vëmendje.

Advertisement

Në nëntor të vitit 2022, disa ditë para zgjedhjeve për Kongresin amerikan, Prigozhin e ka lavdëruar veten.

 

“Zotërinj, ne kemi ndikuar, ne ndikojmë dhe ne do të ndikojmë”, ka thënë Prigozhin.

 

Advertisement

“Me kujdes, me saktësi, dhe në mënyrë tonë, siç dimë ne”.

 

Gjeneralët rusë dhe dhuna e vrazhdë

 

Lufta e Rusisë në Ukrainë i ka dhënë edhe më shumë nam Prigozhinit dhe pjesëtarëve të Wagnerit.

Advertisement

 

Zyrtarët rusë dhe komandantët ushtarakë kanë vlerësuar se lufta e nisur në Ukrainë, më 24 shkurt 2022, do të përfundonte shpejt, me dorëzim të forcave ushtarake dhe Qeverisë në Kiev.

 

Diçka e tillë nuk ka ndodhur, dhe pas shpërfaqjes së problemeve brenda ushtrisë ruse, luftëtarët e Wagnerit kanë dalë në pah, duke marrë rol të rëndësishëm në luftë.

Advertisement

 

Mercenarët e Wagnerit kanë luajtur rol kyç në betejat në Mariupol dhe më pas në Severodonjeck, Lisiçansk dhe Bahmut.

 

Pas disa muajsh luftë, Prigozhin ka nisur të rekrutojë edhe të burgosur.

Advertisement

 

Ai e ka përkrahur dhunën si mjet për disiplinë dhe kultivim të frikës.

Në nëntor të vitit 2022, është publikuar një video në Telegram nga një rrjet i lidhur me Wagnerin.

 

Advertisement

Në të, një ushtar rus, që besohet se ka ikur në Ukrainë, por është zënë prapë nga forcat ruse, është parë duke u vrarë me çekiç.

 

Prigozhin më vonë e ka pranuar këtë akt.

 

Advertisement

Sa i përket luftës në Ukrainë, ndonëse trupat e Wagnerit me raste janë treguar më efektive sesa trupat e rregullta ruse, mercenarët e grupit janë përballur me numër të madh viktimash, sidomos në Bahmut.

 

Zyrtarët perëndimorë kanë përmendur valë të mëdha këmbësorish së ushtarëve – shumë prej të cilëve kanë qenë ish të burgosur – që janë dërguar nëpër pozicione në Ukrainë.

 

Advertisement

Por, me kalimin e kohës, Prigozhini ka nisur ta kritikojë performancën e komandantëve ushtarakë rusë, sidomos Shoigun, por edhe e ka sfiduar Putinin që të thërrasë mobilizim të përgjithshëm.

 

Ai është ankuar vazhdimisht se zyrtarët ushtarakë nuk u kanë dhënë forcave të tij municion adekuat.

 

Advertisement

Më 20 maj 2023, rreth 10 muaj pas nisjes së rrethimit të Bahmutit, forcat ruse kanë pretenduar fitore në qytet.

 

Putin e ka pranuar rolin e Wagnerit, ndonëse nuk e ka përmendur me emër Prigozhinin.

 

Advertisement

Ai e ka shfrytëzuar këtë mundësi për t’u tallur me komandantët ushtarakë.

 

“Shoigu dhe Gerasimov e kanë kthyer luftën në lojën e tyre personale”, pati thënë Prigozhin përmes një videoje.

 

Advertisement

“Për shkak të tekave të tyre, besohet se pesë herë më shumë ushtarë kanë vdekur. Ata do të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre, të cilat rusët i quajnë krime”.

 

Nëse ky ka qenë kërcënim, Prigozhin i ka qëndruar mbrapa atij disa javë më vonë.

 

Advertisement

Në qershor të vitit 2023, Prigozhin e ka akuzuar ushtrinë ruse për nisje të sulmeve kundër luftëtarëve të Wagnerit dhe ka kërkuar dorëheqjen e Shoigut.

 

Në mëngjesin e ditës së re, mijëra forca të Wagnerit kanë hyrë në qytetin jugor Rostov-on Don, duke e marrë kontrollin e objekteve ushtarake, para se të niseshin drejt Moskës, në atë që Prigozhin e ka quajtur “marsh të drejtësisë”.

 

Advertisement

Kryeqyteti është përgatitur për më të keqen, duke vënë ushtarë në rrugë, duke vendosur barrikada, dhe duke i paralajmëruar moskovitët që të qëndrojnë në shtëpi.

 

Brenda disa orëve, rebelimi ka përfunduar me shpejtësinë që ka nisur.

 

Advertisement

Luftëtarët e tij, vetëm 200 kilometra larg Moskës, janë urdhëruar që ta ndalin avancimin, pas arritjes së një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Bjellorusia.

Wagner regjistrohet në Bjellorusi si organizatë edukative

 

Putin ka qenë i ashpër, duke e quajtur rebelimin “thikë pas shpine”, dhe është zotuar se do t’i ndëshkojë të gjithë personat e përfshirë.

 

Advertisement

Mirëpo më vonë, Kremlini ia ka lejuar Prigozhinit ikjen në Bjellorusi dhe ka thënë se pjesëtarët e Wagnerit nuk do të ndiqen penalisht.

 

Pas përfundimit të krizës, Putin, i cili ka tentuar me vite ta ndërtojë një imazh të burritshtetasit stabil, është kthyer, sipas ekspertëve, në figurë të dobësuar./REL/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy