Grupi mercenar “Wagner” akuzon Rusinë për rrëzimin e avionit të Prigozhin; viktime edhe numri dy i grupit mercenar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Rusi, një avion privat me 10 persona u rrëzua në rajonin Tver, midis Moskës dhe Shën Petersburgut.

 

Sipas Rosaviatsia, agjencia federale e transportit ajror të Rusisë, e cituar nga mediat ruse, themeluesi i Wagner “Evgeny Prigozhin ishte i listuar në mesin e pasagjerëve te avionit te rrezuar”. Sipas shërbimeve ruse të urgjencës “nuk ka të mbijetuar” nga ky aksident ajror.

 

Advertisement

Nderkohe duke iu referuar kanalit Telegram Gray Zone, pranë grupit mercenary Wagner, “avioni i biznesit Embraer Legacy 600 me numër regjistrimi RA-02795, i cili i përkiste Yevgeny Prigozhin, u rrëzua nga zjarri qe hapi mbrojtja ajrore ruse”.

Sipas të njëjtit kanal Telegram, megjithatë, “një avion i dytë privat i Evgeny Prigozhin, një Embraer ERJ-135BJ Legacy 650 me numrin RA-02748, u ul në aeroportin Ostafyevo të Moskës” pasi avioni tjetër u rrëzua. Edhe kanali zyrtar i informacionit prane grupit Wagner, konfirmon praninë e avionit të dytë dhe sqaron: “Edhe pse shumë kanale shkruajnë se Prigozhin ka vdekur, ai mund të kishte fluturuar në avionin tjetër”.

Ndonese Wagneri nuk e konfirmon zyrtarisht pranine e prigozhin ne avionin e rrezuar, te gjitha burimet ruse dhe mediat nderkombetare e bejne fakt te kryer ndarjen nga jet ate numrit nje te grupit mercenary.

Madje sipas një tjetër kanali Telegram, VChK-OGPU, këtë herë pranë forcave ruse të sigurisë, në bordin e avionit të rrëzuar ishte edhe zëvendësi i Prigozhin, Dmitry Utkin.

Advertisement

 

Ndërkohë, në vendin ku u rrëzua avioni, shërbimet e urgjencës, sipas RIA Novosti, gjetën trupat e 8 viktimave.

 

Pak kohe me pare Prigozhin kreu bashke me nje grup te madh mercenaresh nje rebelim ndaj Putin dhe Rusise duke kryer nje marshim te armatosur drejt kryeqytetit, por u terhoq pas negociatave qe kreu presidenti bjellorus, Lukashenko./

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy