Kryeprokurori amerikan: Kreu i grupit Wagner, kriminel lufte, grupi i mercenarëve rol kyç në pushtimin e Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë një seance  te Senatit amerikan Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland, deklaroi se  se Departamenti i Drejtësisë po ndihmon Ukrainën të hetojë krimet e luftës që supozohet se janë kryer që kur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti, përfshirë edhe krimet e pretenduara të kryera nga grupi Wagner.

 

Ai akuzoi kryetarin e  ketij grupi si kriminel lufte.

 

Advertisement

“Prigozhin, që udhëheq këtë grup, sipas mendimit tim është kriminel lufte.Ndoshta kjo është një deklaratë e papërshtatshme që ta them pa poseduar të gjitha provat. Ai grup, që është përgjegjës për sulmet ndaj ukrainasve në Donbas, përfshirë edhe sjelljen e të burgosurve nga kampet e burgjeve ruse. Thjesht, është e pakuptueshme ajo që ata po bëjnë”.

 

Prigozhin është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin Edhe pse  Wagner operon kryesisht ndaras nga ushtria ruse, ky grup mercenarësh ka pasur një rol kyç në sulmin ndaj Ukrainës.

 

Advertisement

Në janar, SHBA-ja zyrtarisht e shpalli Ëagner-in organizatë kriminale transnacionale, duke e vendosur në listën e njëjtë me grupet e mafive italiane dhe me grupet e krimit të organizuar të Japonisë dhe Rusisë.

 

Ligjvënësit amerikanë po kërkojnë nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, që ta shpallë Ëagner-in grup terrorist.Prigozhin është paditur nga Departamenti i Drejtësisë më 2018 për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy