ANALIZA: Ku po shkon Evropa?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ANALIZA: Ku po shkon Evropa?

Nga Michael Laitman“News max”

Kohët e fundit kam dëgjuar gjithnjë e më shumë të dhënat mbi përkeqësimin e situatës ekonomike në Evropë. Miq dhe studentë nga i gjithë kontinenti evropian, më kanë thënë se jeta në vendin e tyre po përkeqësohet, se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të përballuar jetesën dhe se ata po e humbasin shpresën.

Unë e kam paralajmëruar diçka të tillë prej shumë vitesh. Gjithsesi, zgjidhja tani është ajo që ka qenë gjithmonë:riedukimi me vlerat dhe distancim nga qasja egoiste që kanë pasur evropianët dekadat e fundit, në një qasje më gjithëpërfshirëse dhe të vëmendshme.

Kjo është e vetmja rrugëdaljen nga kriza ky është zhytur kontinenti. Aktualisht, nuk ka asnjë arsye që gjërat të përmirësohen. Raportet që kam lexuar në lidhje me rritjen e çmimeve të banesave dhe mallrave në Republikën Çeke, për migrimit masiv të qytetarëve nga Hungaria në kërkim të një pune, pabarazia në rritje në Spanjë, midis rajoneve në brendësi dhe zonave të saj bregdetare, dhe problemet e tjera të panumërta për të cilat kam dëgjuar, janë vetëm maja e ajsbergut.

Advertisement

Për më tepër, lufta e vendeve të nivelit të dytë dhe të tretë në Evropë kundër vendeve më të pasura evropiane, nuk i ndihmon as shtypësit dhe as të shtypurit. Vendet evropiane janë në rrezik të zhyten në një luftë, ndërsa emigrantët që po vërshojnë në kontinent vetëm sa po e përkeqësojnë situatën.

Tani që ekonomia e Evropës është mbyllur, çfarë do të bëjnë ata?Shtojini kësja gjendje edhe “qershinë mbi tortë”, të njohur si “koronavirus”, dhe ja ku kemi një situatë shumë të pasigurt dhe të paqëndrueshme.

Unë nuk jam optimist, por për sa kohë që ka shpresë, ne duhet të përpiqemi të shpjegojmë mënyrën e vetme për të dalë nga kjo spirale rënëse.

Evropa mund të shpëtohet vetëm nëse njerëzit dhe kombet e saj ndalojnë së shikuari vetëm përfitimin e tyre personal. Në një ekonomi ku gjithçka është e ndërvarur, koncepti i “fitimit personal” thjesht nuk ekziston. “Ndërvarësia” dhe “personalja” janë në një kuptim të kundërta të njëra-tjetrës.

Advertisement

Askush nuk mund t’i thotë Evropës se çfarë duhet që të bëjë. Evropianët duhet ta marrin vetë në dorë jetën e tyre. Sidoqoftë, ata duhet të marrin parasysh jetën e të gjithëve, dhe jo vetëm të atyre në vendet e pasura, përndryshe do të shkatërrojnë jetën e të gjithëve.

Evropa duhet t’i mësojë vetes se çfarë do të thotë të jesh i vëmendshëm, të kujdesesh vërtet për të gjithë, në mënyrë që ata të kenë atë që u nevojitet. Në rast se do të jetë një treg i përbashkët, siç pretendon të jetë, atëherë BE-ja duhet të kujdeset për të mirën e përbashkët.

Në të kundërt, cili është qëllimi i një tregu të përbashkët?

Për të krijuar një treg realisht të përbashkët, atëherë duhet të ketë edhe një interes të përbashkët. Kjo do të thotë para së gjithash, që Evropa duhet të ndalë fluksin e njerëzve nga e gjithë bota, kryesisht nga Azia dhe Afrika.

Advertisement

Interesat e tyre janë shumë të ndryshme nga ato të Evropës, dhe kultura e tyre nuk ka asgjë të përbashkët me kulturën evropiane. Për momentin, Evropa nuk është në gjendje që t’i ndalë të huajt që ta pushtojnë atë dhe të ndryshojnë përbërjen e saj kulturore dhe fetare,dhe kjo për shkak të problemeve ekonomike dhe strukturore që ajo ka tashmë.

Së dyti, sapo të ndalin flukset migratore, ata duhet të sigurojnë që të gjithë në Evropë të kenë kushte minimale dhe të mira jetese. Nëse një pjesë e tregut evropian neglizhohet, atëherë i gjithë projekti evropian do të shkatërrohet si një shtëpi prej letre.

Së treti, kujdesi për sigurinë e jetës së secilit duhet të garantohet ashtu siç cilido nuk e braktis një anëtar të ngushtë të familjes.

Por ndërkohë të vepruarit në këtë mënyrë kërkon që Evropa t’i kapërcejë shekujt e mërive, luftërave, komploteve dhe gjakderdhjeve midis vendeve.

Advertisement

Ne nuk duhet që ta harrojmë se dy luftërat botërore që kemi pasur deri më tani,nisën pikërisht në Evropë, dhe për një arsye shumë të mirë. Shkaku ishte edukimi,të cilit iu referova që në fillim të këtij artikulli:edukimi drejt përgjegjësisë reciproke, besimit dhe mirëbesimit.

Një ndryshim i qëndrueshëm mund të vijë vetëm si rezultat i një procesi të plotë edukativ.

Nëse të gjitha vendet pajtohen me këtë qasje, Evropa mund të dalë triumfuese nga sfida me të cilën po përballet.

Por nëse nga ana tjetër, BE i lejon vendet të heqin dorë nga përgjegjësia reciproke, apo lejon vërshimin e të huajve në kontinent, është e dënuar që të shkatërrohet. Nuk do të kalojë shumë kohë para se fati i Evropës të vendoset, në një mënyrë apo tjetrën.

Advertisement

Shënim:Michael Laitman është një studiues që jeton në Izrael, i doktoruar në filozofi. Ai ka botuar më shumë se 40 libra, dhe beson se vetëm përmes unitetit dhe lidhjes, ne mund t’i zgjidhim problemet tona, duke krijuar një botë më të mirë për fëmijët tanë.(CNA.al)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy