ANALIZA: Sanksionet nuk mjaftojnë, diplomacia është mënyra e vetme për të ndaluar Putin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ANALIZA: Sanksionet nuk mjaftojnë, diplomacia është mënyra e vetme për të ndaluar Putin

Ukrainasit po luftojnë kundër rusëve me vendosmëri dhe guxim. Dhe sigurisht ne nuk mund të mos admirojmë guximin e tyre teksa marrin armët për të mbrojtur vendin  kundër agresionit rus.

Por në këtë luftë ata kanë nevojë për mbështetje

Por çfarë nënkupton mbështetja për ta?

Advertisement

Qeveria britanike nuk është dakord me shumicën e ukrainasve se vendet e tjera duhet ti bashkohen luftës. Në gjendjen e Vladimir Putin, një hap i tillë do të ishte një masakër. Do të ishte vërtet e tmerrshme dhe sipas dëshmive aktuale, do të çonte në një katastrofë humanitare.

Britania me të drejtë i është bashkuar pjesës tjetër të Europës duke shprehur tmerrin që po ndodh në Ukrainë. Por kur qeverisë britanike iu kërkua të bënte më shumë duke pranuar ndoshta mijëra refugjatë ukrainas, situata ndryshoi.

Boris Johnson njoftoi se vizat do të jepeshin vetëm për zyrtarët dhe ministri i imigracionit, Kevin Foster, sugjeroi që të tjerët ndoshta do të duhej të aplikonin për viza. Ashpërsia e sanksioneve ekonomike ka qenë mbresëlënëse, me Britaninë, Europën dhe SHBA-në që u bashkuan kundër së keqes.

Masat aktuale, si zakonisht, do të dëmtojnë të varfërit dhe jo të pasurit dhe do të përfitojnë si manjatët kinezë edhe gjigantët e gazit dhe naftës. Vendet që janë sanksionuar më shumë duke përfshirë Iranin, Korenë e Veriut, Kubën dhe Sirinë, nuk kanë ndryshuar regjimin e tyre pavarsisht masave.

Advertisement

Por ka ndodhur e kundërta, ato janë fuqizuar.

Kjo është lufta e Putinit, jo e Rusisë, por si duhe të reagojë Rusia?

Arsyetimi për sanksionimin e ekonomisë së saj, bankave, udhëtimeve, ekipeve sportive dhe bankave mund ta bindë deri diku Putinin për mënyrën se si ka vepruar.

Por nuk dihet ende se si mund të ndodhë diçka e tillë.

Advertisement

A mund të rebelohen rusët dhe ta rrëzojnë Putin? A do të ndodhë me Kremlinin një komplot i stilit Claus von Stauffenberg  apo një grup miqsh do ta dërgojë atë në një azil?

Sa për sa kohë do të zgjasë kjo, Perëndimi  dhe veçanërisht Britania  duhet të dinë se sa e vështirë është për një regjim të tërhiqet. Bota dëshiron që refugjatët e Ukrainës të trajtohen në mënyrë të drejtë, jo mizorisht.

A do të presë kaq gjatë Ukraina dhe Rusia që Putini të vdesë apo të rrëzohet nga pushteti?

Putin duhet të tërheqë ushtritë e tij dhe të pranojë se strategjia e tij ka dështuar. Ukraina dhe Rusia duhet të jetojnë dhe bashkëpunojnë si fqinjë. Një nga alternativat është që Kievi të pranojë qeverinë kukull të Putin, derisa zërat liberalë brenda Rusisë të bindin Putin.

Advertisement

Një ditë, mundësisht së shpejti, lufta  duhet të marrë fund dhe diplomacia duhet të rifillojë.(abcnews)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy