Arkeologët zbulojnë “tempullin e diellit” 4500-vjeçar në Egjipt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arkeologët zbulojnë “tempullin e diellit” 4500-vjeçar në Egjipt

Arkeologët kanë zbuluar një nga “tempujt e diellit” të Egjiptit, që daton nga mesi i shekullit të 25-të para erës sonë. Ekipi zbuloi mbetjet nën një tempull tjetër në Abu Ghurab, rreth 12 milje në jug të Kajros, tha për CNN Massimiliano Nuzzolo, një asistent profesor i Egjiptologjisë në Institutin e Akademisë Polake të Shkencave për Kulturat Mesdhetare dhe Orientale në Varshavë.

Në vitin 1898, arkeologët zbuluan tempullin e diellit të Nyuserrës, i njohur gjithashtu si Neuserre ose Nyuserre, mbreti i gjashtë i dinastisë së 5-të, i cili udhëhoqi Egjiptin midis vitit 2400 dhe 2370 para erës sonë.

Por zbulimet e fundit tregojnë se ky tempull është ndërtuar mbi mbetjet e një tempulli tjetër diellor.

“Arkeologët e shekullit të 19-të gërmuan vetëm një pjesë shumë të vogël të kësaj ndërtese me tulla balte poshtë tempullit prej guri të Nyuserra dhe arritën në përfundimin se një tjetër tempull ishte në fazat e ndërtimit, shkruan abcnews.al

Advertisement

Gjetjet përfshijnë vula të gdhendura me emrat e mbretërve që kanë sunduar përpara Nyuserrës, si dhe bazat e dy kolonave gëlqerore, të cilat ishin pjesë e një portiku hyrës. Ndërtesa origjinale ishte kryesisht me tulla balte, tha Nuzzolo, ekipi i të cilit zbuloi gjithashtu dhjetëra kavanoza birre të paprekura gjatë gërmimit.

Disa nga kavanozat janë të mbushura me baltë, e cila përdorej vetëm në rituale të veçanta fetare, shtoi ai, dhe qeramika daton që në mesin e shekullit të 25 p.e.s., një ose dy breza përpara se të jetonte Nyuserra.

Monumenti me tulla balte “ishte mbresëlënës”, tha Nuzzolo, por Nyuserra e shkatërroi atë  për të ndërtuar tempullin e tij të diellit. Ndërsa këta tempuj i ishin kushtuar kultit të perëndisë së diellit Ra, mbreti legjitimoi fuqinë e tij përmes tempullit dhe u paraqit si djali i vetëm i perëndisë së diellit në Tokë, tha ai.

Advertisement

Burimet historike sugjerojnë se gjashtë tempuj dielli janë ndërtuar gjithsej, por vetëm dy ishin zbuluar, tha Nuzzolo. Studimi i qeramikës, do t’i lejojë studiuesit të zbulojnë se si jetonin njerëzit në atë kohë, shtoi Nuzzolo, duke përfshirë atë që hanin dhe çfarë besonin.

Gërmimi është pjesë e një misioni të përbashkët nga Universiteti i Napolit L’Orientale dhe Akademia Polake e Shkencave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy