Kodra e Diellit planifikohet të jepet në koncesion 99-vjeçar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në planin ndërhyrës për investime 2021-2027, është edhe projekti për ringjalljen e Kodrës së Diellit si qendër e skijimit.

Marrëveshja është në fazën finale, dhe parashihet dhënia me koncesion 99-vjeçar për një investitor evropian, emri i të cilit, siç tha kryeministri Zoran Zaev mbetet “i besueshëm”.

“Jemi në fazën finale për të arritur marrëveshje juridike finale në qendrën skijuese Kodra e Diellit në vlerë prej 50+50 milionë euro. Projekti është sipas Ligjit për koncesione me partneritet publik-privat apo investime strategjike, varësisht fazës përfundimtare të marrëveshjes. Thelbi është të jepen koncesione 99-vjeçare, njërit nga investuesit më të mëdhenj të qendrave të skijimit në Evropë për të cilin emri ende mbetet i besueshëm. Rendi është që investitori vetë të publikojë atë kur të vendoset. I gëzohemi këtij investimi, sepse do të japë një dimension të ri të turizmit dimëror”, tha Zaev.

Kodra e Diellit planifikohet të jepet në koncesion 99-vjeçar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy